Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!


5 Arsyet që muslimani duhet ta prish agjërimin!


 

1. Sëmundja, nëse e dëmton agjëruesin e sëmurë, me këshillimin e mjekut mysliman specialist i përkushtuar në fe, apo nga përvoja e vetë të sëmurit (për dëmin që sjell agjërimi), ose nëse agjërimi i zgjat kohën e vuajtjes së sëmundjes sipas mendimit të mjekut apo personi tësëmurë.
Allahu xh.sh. ka thënë:
“Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera. Allahu juve ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi”. (El-Bekare, 185).
Pastaj ato ditë i bën kaza, më vonë.

2. Udhëtimi i ligjshëm me të cilin ndërlidhen rreguIlat. Ky është udhëtimi që përfshin nijetin (vendosjen) dhe synimin e një vendi që ndodhet në largësi 81 kilometra e më shumë, dhe arsyetimi vlen derisa të kthehet në vendin e vet, me kusht që në vendin e caktuar të qëndrojë më pak se 15 ditë, atij i lejohet të hajë në Ramazan. Nëse gjatë udhëtimit agjërimi e dëmton shumë agjëruesin, agjërimi urrehet, po në rast se nuk e dëmton fare, atëherë është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit.
Allahu xh.sh. ka thënë:

“E ata që i rëndon ai (që nuk mund të agjërojnë),janë të obliguar për kompensim, ushqim (njëditor) i një të varfri, e ai që, nga vullneti,jep më tepër, kjo është edhe më mirë për të. Mirëpo të agjëroni është më mirë për ju, nëse e dini”. (El- Bekare, 184).

Xhabiri r.a. ka thënë: “Pejgamberi alejhi selam ishte në një udhëtim dhe ndërkohë vërejti një grumbull (njerëzish) dhe një njeri të cilit i bënin hije. Pejgamberi alejhi selam pyeti se ç’bëhej. Ata i thanë: “Njeri agjërueshëm”, e Pejgamberi alejhi selam tha: ”Nuk është nga punët e mira agjërimi në udhëtim “Mutefikun Alejhi. Pastaj i bën kaza në ditë të tjera.

3. Shtatzënia dhe gjidhënia. Gratë shtatzëna ose gjidhënëse, edhe nëse janë me pagesë (‘mëndeshë’, që nuk është nënë e fëmijës), nëse frikësohen për veten ose për fëmijët e tyre, lejohen të mos agjërojnë. Ky mosagjërim për gruan në këtë gjendje, është me arsye, për shkak të kujdesit ndaj fëmijës, ndaj shëndetit dhe ushqimit të tij. Më vonë do t’i bëjë kaza ato ditë të mbetura, në ditë të tjera…

4. Pleqëria dhe sëmundja e vazhdueshme. Nëse njeriu është i moshuar dhe për të agjërimi është i rëndë, saqë nuk mund ta përballojë, i lejohet mosagjërimi. Nëse më vonë ka mundësi të agjërojë, e bën kaza Ramazanin, e nëse jo, atëherë obligohet me fidje – (ushqim një ditor), që i jepet një të varfri, për secilën ditë që nuk e ka agjëruar. Po nëse ai është i varfër, atëherë nuk ka kurrfarë obligimi, derisa të jetë i varfër. Allahu xh.sh. thotë:
“E ata që i rëndon ai (agjërimi), obligohen për kompe- nsim, ushqim (një ditor) i një të varfri…”. (El-Bekare, 184)

Ibn Abasi për ajetin e sipërshënuar ka thënë: “Ky ajet nuk është i anuluar, por ka të bëjë me plakun dhe plaken që nuk kanë mundësi të agjërojnë, dhe ata për çdo ditë duhet të ushqejnë nga një të varfër, Transmetojnë Ebu Davudi dhe Buhariu, në tefsir. Ky transmetim vjen edhe nga Aliu, i biri i Ebi Talibit, nga Ibni Abasi, Ibni Umeri, etj. Fethul kadir 2/83.

Njëherësh ky ajet ka të bëjë edhe me të sëmurin nga një sëmundje (e pashërueshme) për shërimin e së cilës nuk ka shpresë.
Ibn Abasi r.a., në lidhje me ajetin e lartpërmendur, gjithashtu ka thënë: ”Nuk i lejohet në këtë rast mosagjërimi dhe fidja, përveçse atij që nuk mund ta përballojë agjërimin ose të sëmurit që nuk ka shërim”. Transmeton En-Nesaiu.
Thabit el-Benanij ka thënë: “Enes bin Maliku r.a. u plak pa pasur mundësi që të agjëronte, prandaj nuk agjëronte dhe e jepte fidjen”. Transmetojnë Abdurr-Rrezaku, Buhariu, e nxori et-Tabaraniu.
Seid bin Xhubejr lexonte ajetin e lartpërmendur kuranor dhe thoshte: “Këtu është fjala për plakun dhe plaken e mbet- ur, të cilët nuk kanë mundësi agjërimi, po detyrohen të ushq- ejnë nga një të varfër për çdo ditë. E nëse nuk kanë mundësi, atëherë nuk ka asnjë obligim për ta”.
Ikrimeh bin Amar ka thënë: “E pyeta Tavusin për nënën time, e cila ishte me diabet-sëmundje nga e cila njeriu pi ujë shumë e nuk mund të shuajë etjen, dhe nuk kishte mundësi të agjëronte Ramazanin. Ai tha: Le të ushqejë për çdo ditë nga një të varfër me nga dy mudde (njësi matjeje). I thashë: Me çfarë muddel Ai tha – me atë të vendit tënd”. (Autori Abdu- rrrezaku). Musanif Abdurr-Rrezak.
Fidja është të ushqyerit e një të varfri me ushqim të lejuar, dy shujta (vakte) ditore, që i mjaftojnë të varfrit për t’u ngopur, ose gjysmë sa’a (njësi – enë për matje: 1.665 gr.) grurë apo miell, ose një sa’a hurma, elb, ose sa vlera e tyre.
E nëse shërohet i sëmuri, i cili, për shkak se kishte mend- uar se sëmundja e tij ishte e pashërueshme, kishte paguar fidjen për secilën ditë të paagjëruar, ai obligohet të bëjë kaza ato ditë që nuk ka agjëruar, për shkak se është krijuar mundësia për agjërim. Allahu xh.sh. ka thënë: “Ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim (le të agjërojë) aq ditë nga ditët e tjera” (I sëmuri pas shërimit, e udhëtari pas kthimit në shtë- pi). Zoti e di më së miri.

5. Uria dhe etja e tepërt. Nëse agjëruesi frikësohet prej shkatërrimit ose humbjes së mendjes nga uria dhe etja e madhe, për shkak se agjëron pa ngrënë syfyr, ose punon ndonjë punë të vështirë e të rëndë, – këtij agjëruesi i lejohet ngrëna (mosagjërimi) për shkak të detyrimit, që është frika nga shkatërrimi i vetvetes.
Allahu xh.sh. në lidhje me atë që, nga uria, detyrohet të hajë mish të shtazës së ngordhur ose të derrit, thotë:
“E kush shtrëngohet (të hajë nga këto), pa pasur qëllim shijen dhe pa e tepruar, (sa për të mbajtur shpirtin) – për të nuk është mëkat. Vërtet, Allahu fal, është Mëshi- rues”. (El-Bekare: 173)
Ato ditë që ka prishur ose nuk i ka agjëruar, duhet t’i agjërojë pas Ramazanit.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “DISPOZITAT E AGJERIMIT”

Një shkrim tjetër i dobishëm  DOBITË E AGJËRIMIT

Categories

Archives