Saturday, 23/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

40 dobi mjekësore dhe psikologjike të përuljes dhe përkushtimit ne devotshmëri

40 dobi mjekësore dhe psikologjike të përuljes dhe përkushtimit ne devotshmëri
 

muslimani

Studime për rëndësinë e përuljes dhe përkushtimit në Islam, e që zgjatën për dhjetëra vite, janë vërtetë fascinuese. Përulja nuk është vetëm dhurim, është njëkohësisht edhe shërim – konstaton studimi.
Një ajet madhështor në Kur’an flet për të Dërguarit e Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ta!], gjegjësisht, përshkruan disa prej tipareve të tyre, në mesin e të cilave edhe përuljen dhe devocionin. Thotë Allahu i Madhëruar:

…Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.“ (el-Enbija: 90.)

Në fakt, ky tipar është i trashëguar tek besimtarët, pasi që, në Kur’anin Famëlartë, me të janë përshkruar edhe besimtarët. Allahu i Madhëruar thotë:
Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: 2. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.“ (el-Mu’minune, 1-2)
Por, jo vetëm besimtarët janë ata që janë të përulur dhe ia kanë dronë Allahut të Madhëruar. Edhe krijesat tjera të Tij, si p.sh. kodrat, kanë frikë nga madhëria e Tij.
Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.“ (el-Hashr, 21)
Ka kohë që më sillej në kokë një pyetje se përulja dhe përkushtimi në devocion janë vetëm adhurim apo se kanë edhe dobi tjera, mjekësore apo edhe tjera qofshin? Shkencëtarët bashkëkohorë kanë bërë studime të shumta rreth asaj që ata e quajnë meditim -e që ne në Islam e quajmë hushuë (përulje, përkushtim, frikë e përzier me nder)- dhe kanë ardhur në përfundim se mirësitë dhe dobitë prej saj janë të shumta, e të cilat, në formë të përmbledhur, do t’i paraqesim në pikat në vijim:
1. Niveli i shpenzimit të oksigjenit gjatë përuljes bie, gjë që trupit i siguron një qetësi ideale.
2. Lehtëson përqindjen e frymëmarrjeve duke siguruar një pushim dhe çlodhje të këndshme.
3. Ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe të rrahurat e zemrës.
4. Është një ndihmesë e madhe për ata që vuajnë nga emocionet kronike neurologjike.
5. Lufton stresin ndërsa shton optimizmin dhe shpresën.
6. Ndihmon shumë në relaksimin e muskujve.
7. Ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës, me theks të veçantë kundër infarktit.
8. Është ilaç kundër alergjisë.
9. Forcon sistemin imunitar të njeriut, duke e bërë të rezistueshëm ndaj çdo sëmundje.
10. Njeriut ia kthen vetëbesimin.
11. Ndihmon edhe për humbje të peshës.
12. Meditimi ose përulja shkaktojnë vonimin e moshës së shtyrë – pleqërisë së thellë. Kjo për shkak të ndikimit në ruajtjen ose uljen e nivelit të mplakjes së qelizave.
13. Meditimi ndihmon edhe kundër dhimbjeve kronike dhe atyre të rënda, dhe kjo duke mbizotëruar mbi sëmundjen.
14. Është kurim me efekte pozitive për migrenën.
15. Shëron po kështu edhe astmën.
16. Rrit aktivitetin e trurit dhe energjinë e trupit.
17. E bën njeriun me vetëbesim.
18. Përdoret si ilaç edhe kundër frikës dhe disa problemeve tjera psikike.
19. Ndihmon në përqendrimin dhe edhe kontrollin mbi kapacitetet intelektuale.
20. Shton mundësinë dhe aftësinë e të mësuarit, të kuptuarit de përkujtuarit.
21. Meditimi është rruga e vetme e kreativitetit në ide.
22. Meditimi të ofron qetësi emocionale dhe shpirtërore.
23. Meditimi apo përulja dhe përkushtimit ruajnë qelizat, sidomos ato të trurit.
24. Në aspektin e marrëdhënieve shoqërore, njeriun e bën më të afërt me tjetrin.
25. Ndihmon në braktisjen e gjërave të pavlera. A nuk ke parë se si Allahu i Madhëruar ka përmendur së pari përuljen e pastaj gjërat e pavlera (ar. el-lagv)? Pse? Kur’ani ka folur për një lidhje ndërmjet përuljes dhe largimit nga gjërat e pavlera, për shkak se, siç po vërtetohet sot, kjo ka një ndikim të madh në formimin e personalitetit dhe largimin nga sjelljet devijante de gjërat e dëmshme. Nëse ke probleme të ndryshme, psikike, fizike, shoqërore, lexoje Kur’anin çdo ditë dhe meditoje, medito në krijimtarinë e Allahut, në krijimin e qiejve dhe tokës, në krijimin tënd madje, se me lejen e Allahut kjo do të jetë ilaç dhe shërim për ty.
26. Përulja të ndihmon për të rritur kapacitetin tënd prodhues, pra për të punua më shumë.
27. Meditimi apo përulja zhvillon fuqinë e vullnetit si dhe ruan personalitetin e njeriut nga problemet psikike.
28. Ndihmon në performimin korrekt të trurit, e me këtë edhe në vendimmarrje.
29. Ulë agresivitetin tek personat agresivë.
30. Është ilaç kundër duhanpirjes.
31. Ndihmon në luftimin e çrregullimeve të gjumit.
32. Kultivon ndjenjën e përgjegjësisë.
33. Zhvillon aftësitë e dëgjimit të të tjerëve si dhe bashkëveprimit me ta si dhe fitimit të besimit të tyre.
34. Ndihmon jo vetëm në përballimin e problemeve të ndryshme dhe të shumta por edhe në zgjidhjen e tyre me gjakftohtësi.
35. Njeriun e bën më të përgjegjshëm në sjelljet e tij shoqërore.
36. Të dhuron qetësinë dhe gjakftohtësinë për zgjidhjen e problemeve. Sidomos kur në të njëjtën kohë ballafaqohesh me më shumë se një problem.
37. Përmirëson raportet ndërmjet trurit dhe zemrës si dhe ndërmjet qenies dhe shpirtit.
38. Të bën më të hapur, më dorëshlirë, më human, më produktiv.
39. Të bën të aftë të ambientohesh me rrethe dhe kushte të ndryshme, sidomos me ato që jeton.
40. Dhe së fundi, përulja dhe përkushtim janë ilaç pa pagesë, që në fakt nuk të kushtojnë më shumë se të ndash çdo ditë për Librin e Allahut vetëm disa minuta që ta lexosh, ta meditosh, të përulesh, të bëhesh më i devotshëm, siç thotë Allahu:
Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndamë pjesë – pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një. 107. Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”. 108. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar”. 109. Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).“ (el-Isra: 106-109)
 
A nuk do ta fillosh ta praktikosh këtë sport dhe adhurim qysh tani?!
 
Abdudaim el-Kehil
http://www.kaheel7.com
Përshtati në shqip: Sedat Islami
Një shkrim tjetër i dobishëm  Udhëzimi i Profetit për trajtimin e sëmundjeve të zemrës
Tags:

Categories

Archives