Sunday, 22/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

4 Lutje te Muhamedit alejhi selam



4 Lutje te Muhamedit alejhi selam

Tirmidhiu transmeton këtë lutje të bekuar të Pejgamberit s.a.v.s.:
“O Zoti ynë, na jepë devotshmëri e cila do të na ndaj në mes nesh dhe veprave të këqija, na jepë bindje e cila do të na futë në xhennet, jepna bindje e cila do të na lehtësoj problemet e kësaj bote. O All-llahu im, na forco veshin dhe syrin tonë, na jep fuqi sa të jemi gjallë, na jep pasardhës, na mundëso që t’ua kthejmë atyre që na kanë bërë padrejtësi, na ndihmo kundër armiqëve tonë, mos na jep mossukses në fenë tonë dhe që kjo botë të jetë preokupim themelor, dhe mos lejo që me të udhëheqin (sundojnë) ata që nuk kan mëshirë ndaj neve.” (fq. 134)

Tirmidhiu transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :
“O Zoti ynë, të lutem për mirësi për të cilat është lutur i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. më ruaj nga fatkeqësit për të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. Ti je Ai i Cili kërkohet ndihma, Te ti janë begatitë, nuk ka energji as fuqi pa All-llahun.” (fq. 135)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:
“All-llahu im, më jepë mbrojtjen Tënde në këtë dhe në botën tjetër. Zoti im, më jepë mbrojtje në fe dhe jetë, në familje dhe pasuri. Zoti im mbuloi dobësitë e mia dhe siguroi vlerat e mia. All-llahu im, më ruaj mua përpara dhe pas, nga e majta dhe djathtas, mbi dhe nën mua dhe më mbrojë me mëshirën Tënde nga vdekja që vie nga pusia.” (fq. 140)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:
“O Zoti ynë, na ofro zemrat tona dhe përmirëso marrëdhënjet (lidhjet) tona, na udhëzo rrugëve të Islamit, na xjerrë nga errësira në dritë, na ruaj nga mëkatet tona të dukshme dhe të padukshme, bekoje veshin dhe syrin tonë, zemrat tona, bashkëshortet tona, pasardhësit tanë, na falë se Ti je vërtetë falës dhe Mëshirues. Na bënë falënderues në begatitë Tua, që për ato të lartëmadhërojmë dhe të lutemi na plotëso ato.” (fq. 141)





 





Categories

Archives