Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

4 Gjera qe duhet ti dini se si jane engjejt?

4 Gjera qe duhet ti dini se si jane engjejt?

 

1- Ato janë krijuar prej dritës.
Imam Muslimi transmetonnga Aishja (r.a.), se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Melaiket janë krijmr nga drita, xhindët janë krijuar nga flaka e zjarrit dhe Ademi është krijuar nga ajo që u është përshkruar juve. “Muslimi

2- Ata janë me krahë.
Allahu i Madhëruar na ka treguar se melaiket janë krijesa me krahë dhe se numri krahëve të tyre është i ndryshëm. Disa prej tyre kanë nga dy krahë, disa nga tre dhe disa të tjerë kanë më shumë se kaq.
Allahu (xh.sh.) thotë: “Falënderimi i qoftë Allahut, Krijuesit të qiejve e të tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë,tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (në mes Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do. Vërtet, Allahu ka fuqi për çdo send.”Fatir 1
Në të dy Sahihet transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi (r.a.) se: “I Derguari i Allahut alejhi selam e ka parë Xhibrilin, që ishte me gjashtëqind krahë. “Buhari

3- Forca e tyre e jashtëzakonshme.
Allahu u ka dhuruar melaikeve forcë më të madhe se ajo e njerëzve; forcën e depërtimit në distanca të largëta sa të hedhësh një shikim, zbritjen dhe ngjitjen midis qiejve pa u ndikuar fare nga forca e rëndesës dhe pa u rërplasur me asgjë. Ndodhte që një person të pyeste të Dërguarin e Allahut alejhi selam për diçka, dhe akoma pa mbaruar ai pyetjen, i vinte Xhibrili, i cili i sillte përgjigjen nga Allahu (xh.sh.).

4- Ato janë të pastër nga disa fenomene që ngjajnë tek njeriu.
Melaiket janë larg disa fenomeneve që ngjajnë tek njeriu. Ata nuk hanë,nuk sëmuren, nuk flenë dhe nuk lodhen. Argumenti për këtë gjendet në Kuran. Allahu (xh.sh.) na tregon për melaiket se ata: “E lartësojnë (Allahun) natën dhe ditën, pa ndërprerje.”EnBija 20
Nga kjo nënkuptojmë se ato nuk flenë, nuk hanë,. as nuk pinë dhe as nuk lodhen. Allahu i Madhëruar e di më së miri.
Kurani Fisnik na tregon se melaiket që erdhën tek Ibrahimi (a.s.) me pamje njerëzore, nuk e hëngrën ushqimin që ai i vuri përpara.
Numri i melaikeve është shumë i madh. Atë e di vetëm Allahu. Ai (xh.sh.) thotë: “Ushtrinë e Zotit tënd nuk e di askush përveç Atij.” E1 Mudethir; 31

Një shkrim tjetër i dobishëm  DOBITE MJEKESORE TE AGJERIMIT NE RAMAZAN DHE DALLIMI MES AGJERIMEVE TJERA ( pjesa e II)

Në të dy Sahihet transmetohet, se Xhibrili (a.s.) i është përgjigjur Profetit alejhi selam që nga “Shtëpia e banuar” (bejtul ma’mur), e cila gjendet në qiellin e shtatë, duke thënë: “Në këtë “Shtëpi të banuar” hynë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melaike, pastaj largohen e nuk arrijnë kurrë më të rikthehen përsëri në të. ‘Buhari

Ka dhe shumë hadithe të tjera që tregojnë për numrin e madh303 të melaikeve. Nga këto janë edhe hadithet që flasin për punët dhe detyrat e ndryshme që kanë ato.

KERKIMI I BEGATISE
NASIR IBN MUHAMED EL XHEDI

Tags:

Categories

Archives