Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

30 KËSHILLA PËR NJË RAMAZAN TË PAHARRUESHËM

30 KËSHILLA PËR NJË RAMAZAN TË PAHARRUESHËM

 

RAMAZAN I PAHARRUESHËM?

Dëshironi të keni një Ramazan të paharrue­ shëm? Një Ramazan, ku nuk do shtoni peshë nga iftaret­ e mbingarkuar, nuk do humbni as dhe një syfyr­ të vetëm, duke mos ndjerë lodhje ditën në vazhdim­ gjatë punës? Një Ramazan, ku do mbaroni leximin­ e Kur’anit gjatë muajit, do falni teravitë në kohë­ dhe me përqëndrim maksimal, do jeni me vë­ mendje të vazhdueshme në adhurim gjatë netëve të fundit të Ramazanit në vend të blerjeve të çmendura për Bajram?

Ju duket e pamundur? Le ta zbulojmë sëbashku!

Çdo Ramazan, ju i thoni vetes fjalë të tilla.

“Ah sikur të isha pregatitur për Ramaza­nin më përpara…”

“Ah sikur të kisha bërë blerjet e Bajramit përpa­ ra se Ramazani të fillonte…”

“Ah sikur ta kisha falur namazin e natës dhe të isha zgjuar për faljen e sabahut…”

“Ah sikur të kisha përfituar më shumë nga agjërimi, kështu që nuk do isha në këtë gjendje me shumë pyetje pa përgjigje…”

Cili është rezultati i gjithë kësaj qaravit­je? Lexo­ ni historinë e mëposhtme dhe do shi­koni nëse ju duket e njohur.

Ai ishte shumë i lumtur kur dëgjoi njofti­min­ në radio për ardhjen e muajit të Rama­zanit­. Sytë iu mbu­ shën me lot dhe zemra­ e tij pëshpëriste: “Falenderimi­ i takon Alla­hut të Lartësuar, i cili më ka begatuar du­ ke arritur dhe jetuar një tjetër Ramazan”.

Ahmedi e kishte pritur këtë ditë për fi­llimin­ e Ramazanit, veçanërisht këtë vit. Ai arriti­ të kupton­ te më mirë fenë e tij dhe donte­ të praktikonte me zell gjithë atë dije që kishte mësuar dhe bërjen e Ramazanit­ transformues­ të vërtetë, eksperiencë për paharrueshme.

Ai vrapoi në katin e poshtëm të dhomës­ së tij për t’u bërë gati për teravi, për tu pastruar­ dhe hodhi aq shumë itr (lloj parfumi),­ saqë nëna e tij mund ta nuhaste­ nga kati­ i poshtëm.

“Ahmed! Nëse do të hedhësh itr akoma, do jesh një dyqan parfumi në lëvizje! Zbrit poshtë, darka është gati!”

“Erdha mami”, – u përgjigj ai.

Fytyra e tij rrezatonte. E gjithë familja e Ahmedit­ ish­ te krenare duke parë djaloshin e ri kaq të emocionuar dhe të gatshëm për Ramazan­.

Ai arriti ditën e 7 të Ramazanit dhe diç­ka po fi­ llon të mos shkojë siç duhet: ai mun­gon në syfyr, fle shumë pas namazit të sabahut dhe puna arrin deri aty sa, nuk mund të falë teravitë disa netë; ai gjithash­tu­ ka marrë pjesë në shumë iftare dhe ushqimi ishte aq i shijshëm, saqë ndihet shumë­ i mbingopur për të falur qoftë dhe dy rekatë namaz!

“Çfarë nuk po funksionon?” – pyet Ahme­di­ veten e tij. “Unë po e humb Ramazanin­. Nuk po ndjej të njëjtën gjallëri për Ra­mazanin­ si në ditët e para të tij…”

Ai ndjen se gjërat po fillojnë të marrin tatëpjetën. Është dita e 15 e Ramazanit dhe i premton vetvetes, se do e kapërcejë këtë gjendje gjatë fundjavës. Kjo për ar­ sye, se puna­ është e madhe gjatë javës dhe mezi arrin të përqëndrohet. Agjërimi po bëhet gjithmonë­ e më i vështirë­ dhe pronari i tij nuk është i kënaqur me fryt­ shmërinë e tij në punë.

Ai ndihet shumë keq. “Do jetë thjesht një si Ramazanet tjerë…”

Ai i jep kurajo vetes së tij në ditët e fundit: if­ tar, teravi, syfyr. Përsëritje të vazhdueshme dhe pa e marrë vesh, RAMAZANI KA PËRFUNDUAR­.

Muaji i Madhëruar i Ramazanit ka mbaruar dhe ai nuk bëri më të mirën në të.

Ramazani ka mbaruar dhe ai nuk ndjeu për ndryshimin­ e përjetimit shpirtëror, që shpresonte të ndjente!

Ramazani ka mbaruar dhe ai ndihet fajtor­.

Ai ndihet shumë keq. Qan dhe i premton vet­ vetes­ që nëse arrin Ramazanin e ardhshëm, ai nuk do të ketë një tjetër Ramazan me ndjenjë faji.

Historia e mësipërme e Ahmedit është imagji­­ nare, por ajo përfaqëson eksperien­cën­ e shumë prej nesh. Ne e nisim çdo Rama­zan­ me shumë shpresë, përmbahemi për disa ditë dhe më vonë, pranojmë humbjen. Ramazani përfundon dhe ne ndihemi faj­ tor; iu themi veteve tona se vitin tjetër do bëjmë më mirë, duke përsëritur të njëjtin model vit pas viti.

Unë e quaj këtë Ramazan të çliruar nga ndenja e fajit.

Përpara se të zbulojmë arsyet për Ramazanin e ndjenjës­ së fajit, dua t’ju bëj një pyetje: Në ciklin e jetës njerëzore, sa Ramazane jeton një musliman?

40 Ramazane? 60? Nuk janë shumë, apo jo? Nëse nuk i agjërojmë dhe i përjetojmë këto Rama­ zane, si do mund të qëndrojmë përpara Allahut të Lartësuar në Ditën e Gjykimit, kur do jemi nevojtar për të mirën sado të vogël?

Mendoni rreth kësaj!

10 ARSYE PËR RAMAZANIN TË SHOQËRUAR ME NDJENJË FAJI

Cilat janë arsyet që na bëjnë fajtor çdo muaj Ramazani? Këtu janë renditur 10 arsye, që i mendoj shkaktare për këtë gjendje:

1.Pritshmëri jo realiste: Çdo vit, ne e fillojmë Rama­ zanin me pritshmëri tepër të larta për t’u realizuar. Sa herë dëgjojmë nga njerëzit duke ju premtuar veteve të tyre se do e përfundojnë 5 herë le­ximin e Kur’anit këtë muaj, ose që do i falin teravitë dhe namazin e natës secilën natë të Ramazanit? Nuk ka asgjë të gabuar me synimet e larta; në fakt, ne duhet të kemi qëllime të larta për të sfiduar dhe përmi­ rësuar vetet tona. Gjithësesi,­ duke njohur vetvetet, ne nuk duhet të vendosim qëllime jo realiste, duke vendosur kështu një trysni të madhe psikologjike mbi vetet tona. Kur e ndjejmë se kemi “rrëshqitur”, qoftë dhe fare pak, ne humbim gjithë shpresën e re­ alizimit të tij dhe biem në sindromën “E bëjmë më mirë vitin tjetër”, në vend që të rregullojmë planet dhe pritshmëritë tona.

2.Ne nuk “lëshojmë pe” gjatë Ramazanit: Ne shikojmë një ndryshim rrënjësor në vetet tona gjatë ditëve­ të para të Ramazanit – zgjohemi një orë përpara­ Sa­ bahut, edhe nëse nuk jemi mësuar të zgjohemi­ aq herët gjatë ditëve të zakonshme. Falim 20 rekate teravi, kur më parë mezi falnim na­mazet sunete. Lexojmë 10-20 faqe të Kur’anit çdo ditë, kur gjatë ditëve tjera mezi lexonim një faqe­ ose dy gjatë javës! Cili është shkaku i kësaj shtyese­ të madhe? Ne mund të rezistojmë vetëm për pak ditë, më vonë humbim rrugën, kuptojmë që është shumë i vështirë dhe kthehemi nga e pika fillestare.

3.Mungesa e vazhdueshmërisë: Kur arrijmë në mesin e Ramazanit, programi­ ynë i rënduar fillon të na mundë dhe ikë nga duart; rutina jonë ditore e lexi­ mit të 10 faqeve Kur’an pas Sabahut­ nuk ekziston më; shkuarja në teravi shtyhet për natën tjetër; zgji­ mi për namaz­ nate është zëvendësuar me zgji­min pak para Sabahut për syfyr; kështu,­ ne humbëm vazhdueshmërinë,­ kur ajo na duhej mësë shumti.

4.Mungesa e informacionit/diturisë: Mos-kalitja e veteve­ tona me dije praktike për Ramazanin model është faktor madhor në të pasjen një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji. Mun­ gesa e të kuptuarit të vlerave të Ramazanit dhe moskuptimi­ i përbërësve psikologjik, fizik dhe emocional për të patur një Ramazan të plotë, është një tjetër faktor që ndikon në këtë proces.

5.Mungesa e mbështetjes së komuni­te­tit: Ramazani shikohet­ si një betejë personale­ për secilin prej nesh. Asnjë nuk flet për eksperiencat e tyre shpir­ tërore­ dhe sa kanë arritur ta mbajnë vendosmërinë­ e tyre gjatë Ramazanit. Nuk ka shumë vend për mbështetje apo diskutim grupi – vetëm unë, vetja ime dhe unë.

6.Mungesa e menaxhimit të kohës: “Menaxhimi i ko­ hës? Çfarë është menaxhimi i kohës? Ah, e keni­ fjalën kur supozohet për të vendosur punë të cak­ tuara në kohë të caktuar… Çfarë po thua, vë­lla? Ky Ramazan është ndryshe, gjërat janë ndryshe­ në Ramazan. Do ishte mrekulli nëse do gjenim kohë për të fjetur…” Nuk ka nevojë për koment.

7.Mungesa e menaxhimit të energjisë: Dieta dhe gjumi shihen të jenë humbjet e para gjatë Rama­ zanit – nuk hajmë, nuk flejmë siç duhet; kështu, nuk mund të funksionojmë siç duhet dhe biem pre e Ramazanit të shoqëruar me ndjenjë faji.

8.Mungesa e formës së mirë fizike: “A jeni i çmen­ dur?! Formë e mirë fizike në Ramazan?! Nga cili planet vjen, vëlla?!” Jo, nuk jam i çmendur. For­ ma e mirë fizike është e mundur në Ramazan dhe në fakt, do e argumentojmë se kjo pikë është e rëndësishme gjithashtu.

9.Mungesa e lidhjes shpirtërore: Ah, thelbi i Rama­ zanit­ – zhvillimi i anës tonë shpirtërore dhe devotshmërisë­ ndaj Allahut të Lartësuar. Në njëfarë­ mënyre, ne harrojmë se Ramazani është koha­ e ripërtëritjes shpirtërore. Ne humbim vetvetet­ tona në gjysmën e Ramazanit, e gjëja e radhës­ që mësojmë është, marrja e rrugës drejt një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji.

10.Mungesa e trajnimit: Ne nuk planifikojmë për Ramazan,­ ne trajnohemi për Ramazan. Ramazani është­ arena e besimtarëve, një mundësi për të dhënë më të mirën tonë dhe korrur të mirat, por kjo ka nevojë­ për trajnim gjatë gjithë vitit. Sikurse një atlet olimpik­ do ju thonte, ju nevojitet të praktikoni për xhiron­ e plotë, jo vetëm të paraqiteni në garë dhe të prisni të fitoni!

E di që i kam përgjithësuar gjërat dhe ndoshta 10 arsyet­ e përmendura mësipër nuk ju përkasin juve, por dua t’ju kërkoj nëpërmjet memorieve dhe eksperiencave të Ramazanit të pyesni veten tuaj, nëse ndonjëra nga 10 arsyet­ e sipërpërmendura ishte shkaktare kryesore në pasjen e një Ramazani të pasuksesshëm.

LAJMI I MIRË

Kemi një lajm të mirë! Nëse ndonjë nga arsyet e mësipërme ishte e vërtetë për ty, ti nuk je i vetëm!

Miliona muslimanë rreth botës përballen me të tilla kurthe dhe kanë probleme të ngjashme. Ti nuk je i vetëm dhe zgjidhjen e kemi.

Ndaluni për pak çaste!

Dua të ndalemi për pak çaste dhe të mendojmë me vetet tona. Pse po flasim rreth kësaj teme? Cila është rëndësia e të paturit një tjetër Ramazani të rën­ domtë dhe shpresimit për më të mirën në Botën tjetër?

Supozojmë se ju është dhënë mundësia që një muaj­ ta kaloni në një minierë ari dhe ajo që do arrini

të nxirrni prej saj është bakër. A nuk do ndiheshit të zhgënjyer, ndoshta budallenj? Kjo është simboli­ ka për ato të cilët hyjnë në muajin e Ramazanit dhe marrin shumë pak prej tij.

Ramazani është plot me pasuri të stërmëdha shpirtërore, thesare mirësie dhe shpërblime të dhëna për ne në një pjatë të artë dhe gjithçka që na kërko­ het, janë disa përpjekje nga ana jonë. Në fakt, Allahu i Lartësuar e bëri aq të lehtë për ne, saqë i burgosi shejtanët për të mos na shqetësuar me përshpëritjet e tyre në veshë dhe për të na ndaluar që të kemi një Ramazan sa më të arrirë. Çfarë dëshironi më shumë?

Le t’i hedhim një shikim dhe të mendojmë në nivel Ummeti: Si një bashkësi, a jemi të lumtur me mënyrën sesi po e kalojmë pjesën më të madhe të Ramazanit? Për të qenë të sinqertë, është pak e siklet­ shme gjendja që ne muslimanët kalojmë për Rama­ zan; bëhemi jo produktivë dhe përtacë, dyqanet dhe bizneset tona mbyllen gjatë ditës dhe “çmenden” gjatë natës. Ramazani është keqkuptuar, duke u bërë muaji i blerjeve në netët e vona dhe fjetjes gjatë gjithë ditës. Vërtetë, ne kemi abuzuar me mesazhin e këtij muaji të bekuar, kështu që jo muslimanët filluan të krijonin përshtypje negative për këtë muaj – një formë jo e mirë e ftesës në Islam. Allahu i Lartësuar na faltë!

NJË UDHËZUES I SHKURTËR RRETH LIBRIT

Vëllezër dhe motra! E vërteta është se, na duhet të ri-mendojmë seriozisht formën sesi ne e kalojmë Ramazanin tonë dhe duhet të bëjmë disa përpjekje për të patur një Ramazan produktiv – në nivel per­ sonal dhe nivel umeti gjithashtu.

Ne duhet të ndërtojmë një sistem dhe komu­ nitet që na pregatit, trajnon dhe na mbështet për të patur një Ramazan sa më të arrirë dhe sa më të dobishëm. Ky sistem duhet të na ndihmojë për të përfshirë 7 pikat praktike, që vijojnë:

1.Kuptimi i parimit “vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”.

2.Si t’i menaxhojmë energjitë tona për të bërë një Ramazan të arrirë, e jo të ndihemi të lodhur.

3.Si të përqëndrohemi në punë, shkollë apo shtë­ pi gjatë agjërimit.

4.Si të menaxhojmë gjumin tonë gjatë Ramazanit, për të bërë më të mirën në këtë muaj.

5.Si të zhvillojmë spiritualitetin gjatë këtij muaji.

6.Si të përdorim formën e mirë fizike për të qën­ druar të fortë gjatë Ramazanit.

7.Si të menaxhojmë kohën tonë në mënyrë efekti­ ve gjatë këtij muaji të bekuar.

Si DUHET TË PËRDORET KY LIBËR

Ky libër duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj ditore gjatë Ramazanit. Lexoni mesazhin e ditës dhe pastaj për 10-15 minuta në bllokun tuaj të shënimeve, pla­ nifikoni Ramazanin e asaj dite.

Ju urojmë një Ramazan të bekuar dhe produktiv! Sinqerisht,

Vëllai juaj në Islam,

DITA 1:

UDHËTIMI FILLON KËTU

BISMIL-LAH!

Më në fund, muaji i bekuar i Ramazanit është këtu mes nesh!

Këshillat e sotme:

1.Pastroni qëllimet tuaja për agjërimin. Sigurohu­ ni që ai është vetëm për Allahun e Lartësuar.

2.Vendosni shumë alarme për një syfyr të von­ shëm – jo për ta humbur atë!

3.Vendosni detyrë vetes një ose dy pjesë 30 minu­ tëshe për lexim Kur’ani çdo ditë (Mund të shtoni më shumë pjesë, por ky duhet të jetë minimumi juaj ditor).

DITA 2:

A JU KUJTOHET RAMAZANI I SHKUAR?

Si ishte ai? Ishte produktiv apo mezi mbijetuat prej tij?

Nëse patët një Ramazan jo të suksesshëm vitin e shkuar,­ mos e përsëritni sërish. Të ndjerit fajtor rreth Ra­ mazanit­ të vitit të shkuar nuk do t’ju shpërblejë; vetëm nëse­ e përdorni atë ndjenjë faji për ndiçuar dëshirën e zjarrtë brenda jush, për ta bërë më mirë këtë vit. Kjo arrihet­ duke përmirësuar veten dhe jo duke rënë në të njëjtat­ gracka sikurse vitin e shkuar.

Nga ana tjetër, nëse keni patur një Ramazan të suksesshëm­ vitin e shkuar, falenderimi i takon Allahut! Përpiquni të risillni në kujtesë atë që keni bërë vitin e shkuar dhe si mund ta përmirësoni atë.

DITA 3:

A JENI I ZËNË,

AKOMA JO PRODUKTIV?

Kur mendojmë rreth “njerëzve jo produktiv” gjatë Ramazanit,­ na shkon mendja te ata njerëz që har­ xhojnë kohë­ duke qëndruar gjithë natën para televi­ zorit dhe duke fjetur­ gjithë ditën deri në Ikindi (ose disa­ herë deri afër Akshamit)!­

Është një tjetër grup personash jo produktiv gjatë Ramazanit:

Ata janë “maniatët e punës” – këto mezi gjejnë ko­ hë për të adhuruar Allahun e Lartësuar gjatë Ramazanit sepse­ janë shumë të zënë me jetën, punën, familjen dhe gjithçka­ që ata janë të përfshirë. Nuk kanë kohë për të le­ xuar Kur’an, mezi japim për bamirësi dhe falja e teravive nuk ka ndonjë rëndësi të madhe!

Mund të thoni që, “Nuk është aq keq – të pak­ tën janë produktivë”, por a janë ato në të vërtetë? A janë­ duke e humbur Ramazanin e tyre? Më qartë­ sisht, nëse ata vdesin sot, do të përfitojnë ata nga koha­ e tyre e “zënë” apo do të jetë humbje?

Duhet të jemi të kujdesshëm nga lloji i dytë i sjelljes jo produktive. Ai ndikon te të gjithë ne, ve­ çanërisht te ata me axhenda të ngingarkuara. Rama­ zani mund të largohet prej nesh nëpërmjet stilit të ngarkuar­ të jetës sonë dhe ne pendohemi ditën e fundit­ të Ramazanit. Kështu që, le të mos bëhemi pishman­ këtë vit!

DITA 4:

KOHA PËR NJË ANALIZË DITORE!

Kalojini 10-15 minutat e fundit të çdo dite Ramazani­ duke analizuar ditën tuaj. (Kjo mund të bëhet­ nëpërmjet mbajtjes mend, ose i formës së sh­ kruar. Ne ju sugjerojmë të dytën).

Nëse dita juaj ishte produktive, pyeteni veten tuaj se çfarë shkoi mirë. Cilët ishin përbërësit që e bënë­ këtë ditë të suksesshme? Si mund ta përsërisim këtë­ eksperiencë çdo ditë? Mos harroni të falendero­ ni Allahun e Lartësuar për këtë bekim ndaj jush në këtë­ ditë të suksesshme.

Nëse dita juaj ishte jo produktive, pyeteni veten çfarë­ shkoi keq. Si mund ta shmangim një ditë të ti­ llë nga përsëritja e mëtejshme gjatë Ramazanit? Kër­ kojini­ Allahut të Lartësuar t’jua lehtësojë gjendjen për të patur ditë produktive në vazhdim. Rishikoni qëllimet tuaja dhe bëhuni pozitiv; nësë do keni jetë, e nesërmja do të jetë më e mirë.

Duhet të jeni të qëndrueshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e secilës ditë gjatë Ramazanit. Kështu që, në fundin e 10 ditëve, të jeni në majë të përjetimit shpirtëror, insha’Allah!

DITA 5:

I SUKSESSHËM PËR HIR TË …?

Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botrave”. (Surah El-En’am: 162)

Kështu që, produktiviteti dhe përpjekjet tona duhet të jenë të drejtuara drejt Tij dhe nga ajo që Ai është i kënaqur. Disa herë, ne bëjmë veprime thjesht se duhen bërë, pa patur në konsideratë qëllimet pas tyre. Pavarsisht se dime që, “veprat janë të vlerësuara sipas qëllimeve”. (Sahih El-Bukhari & Muslim)

Herës tjetër, kur të nisni një veprim të dobi­ shëm, pyeteni veten tuaj: “A është kjo për hir të Allahut të Lartësuar, apo jo?”

DITA E 6:

Ç’FARË PO MENDONI?

Në betejën tonë të përditshme, për të qenë vazhdueshmërisht­ të suksesshëm gjatë Ramazanit, është­ e lehtë për t’u fiksuar pas disa çështjeve të pro­ duktivitetit­ fizik: Sa orë kam fjetur? Sa kalori kam djegur? A u mora me ushtrime?

Pavarsisht se kjo është e rëndësishme, kujtoni që produktiviteti fizik është një mjet, jo qëllim final në vetvete. Në përkufizimit tonë, produktiviteti fi­ zik ka të bëjë me përmirësimin e aftësive fizike për të lehtë­suar­ adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar.

Ajo për të cilën duhet të jemi të vëmendshëm është: A do ta pranojë Allahu i Lartësuar agjërimin tonë? A i falëm­në­ kohë të gjitha namazet sunete? A lexuam Kur’an? Mos harroni se, Ramazani nuk është bërja e një iftari në fund të ditës, por ka të bëjë me arritjen e një niveli të ri shpirtëror me Allahun nëpërmjet veprave tuaja.

DITA 7:

KUR DO TË JENI PRODUKTIV?

Sot është thirrja e fundit për ata, që akoma nuk i janë bashkuar karvanit të të suksesshmeve për hir të Tij, të bëhen pjesë e udhëtimit tonë.

Nëse nuk arrini të bëheni të frytshëm këtë Ra­ mazan, atëherë kur mund të jeni? E nëse jeni i fryt­ shëm tashmë, a është frytshmëria juaj me të vërtetë për hir të Tij?

Në këtë Ramazan, ne duam t’ju ndihmojmë të keni­ një Ramazan pa ndjenjë faji dhe mërzitje më vonë­. Kështu që, mund të përfitoni nga kjo mun­ dësi!

DITA 8:

FILLONI NË SYFYR

Kur duhet ta filloni ditën tuaj gjatë Ramazanit? Duhet ta filloni herët (duke patur një ditë agjërimi të gjatë) apo duhet të flini sa më shumë të mundeni de­ risa të zgjoheni?

Këshilla ime: Dita juaj e frytshme duhet të nisë pikërisht pas syfyrit. Provojeni sonte/nesër dhe shi­ koni sesi do ndiheni:

Flini sa më herët të mundeni (ideale do ishte menjëherë­ pas Teravive). Pastaj, zgjohuni një orë përpara­ Sabahut dhe hani një syfyr të shëndetshëm. Pushoni­ pas vaktit të ushqimit, falni Sabahun, lexo­ ni Kur’an dhe filloni ditën tuaj të punës. Kryeni 1 deri­ në 3 detyrat më të rëndësishme të ditës; këto mund të jenë të lidhura me punën ose familjen.

Çfarëdo që të jetë, sigurohuni që:

1.Nuk ka gjë më të rëndësishme se ato detyra, dhe

2.I përfundoni ato, e nuk i lini të nëpërkëmbë. Hadith: “Syfyri është begati” – kështu që, mos e humbni atë. Fillojeni ditën tuaj me të!

DITA 9:

FILLONI NË SYFYR – VAZHDIM

Mëposhtë janë përgjigjet e pyetjeve të zakon­ shme rreth kësaj teknike:

PYETJA: ÇFARË NUK SHKON ME FJETJEN PAS SYFYRIT?

Përgjigjja: Nëse jeni befasuar përse gjatë ditëve të Ramazanit jeni shumë i lodhur dhe nuk ndihe­ ni në disponim kur ndodheni në punë/shkollë, kjo mund të jetë përgjigja e duhur për ju. Përpiquni të qëndroni zgjuar pas syfyrit për disa ditë dhe do të kuptoni dallimin ndërmjet qëndrimit tuaj dhe nive­ leve të produktivitetit.

PYETJA: MOS DONI TË THONI QË NUK DUHET TË FLEMË NGA SYFYRI DERISA TË VIJË NATA, PAVARSISHT ÇDO GJËJE?

Përgjigjja: Sigurisht që jo! Kështu do konside­ rohesha­ vrasës! Ajo çfarë unë dua të them është, se duhet­ të qëndrojmë zgjuar minimumi 3 orë pas sy­ fyrit, për të falur Sabahun, lexuar Kur’an dhe për të bërë 1-3 detyra të rëndësishme ditore. Pastaj, ju “lejohet”­ të flini apo të bëni një gjumë të lehtë për t’u pregatitur përpara se të shkoni në punë/shkollë, ose mund të dremisni para ose pas drekës.

DITA 10:

OH, JO! MË IKU SYFYRI!

Këtu keni 6 këshilla të shpejta, nëse ju ka ikur syfyri dhe dëshironi të qëndroni produktiv:

1.Mos u shqetësoni: Qetësohuni, falni Sabahun, lexoni Kur’an. Do të ndiheni mirë!

2.Mos u fiksoni pas saj: Shmangni vazhdimisht të kujtuarit­ gjatës ditës humbjen e syfyrit, e që ngrënia­ e fundit ishte ajo e iftarit të mbrëm­ shëm. Thjesht duke pasur mendime të tilla ësh­ të e mjaftueshme për të shkarkuar energjinë tu­ aj dhe për t’ju dhënë një justifikim për të qenë jo i efektshëm.

3.Vazhdojeni ditën tuaj: Një atlet dikur ka thënë: “Nuk ka gjë më të fuqishme sesa një mendje e konsoliduar”. Zbukurojeni mendjen tuaj duke qenë produktiv, flisni me veten tuaj si një atlet dhe vazhdoni ditën tuaj!

4.Dremisni nëse është e nevojshme: Nëse ndiheni shumë të lodhur, atëherë flini pjesë-pjesë për të dalë nga vështirësia gjatë ditës.

5.Mbajeni veten të zënë: A ka kaluar ndonjë nga ditët e Ramazanit shumë shpejt? Mundësitë janë që, ju atë ditë keni qenë shumë i zënë, ose keni bërë diçka­ që vërtetë e dëshironi. Përpiquni të bëni të njëjtën­ gjë këtu dhe nuk do e ndjeni fare humbjen e syfyrit, insha’Allah.

6.Bëjini lutje Allahut të Lartësuar për t’ju ndihmuar gjatë ditës. Kujtoni ajetin kur’anor “Vetëm Ty të ad-hurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (Surah El-Fatiha: 5) Nëse po agjërojmë për Të, le t’i lutemi Atij për të na ndihmuar në agjërimin tonë dhe për ta bërë atë sa më të saktë, pavarsisht nëse e humbim syfyrin apo jo.

DITA 11:

KOHA PËR NJË PYETËSOR

TË SHPEJTË!

Duke qenë se 1/3 e këtij muaji iku, le të shikoj­ më ecurinë tuaj.

-Sa prej këtyre 10 ditëve keni arritur të zgjoheni për syfyr përpara Sabahut?

-Sa prej këtyre 10 ditëve keni mundur të qën­ droni zgjuar pas Sabahut dhe keni kryer punë të rëndësishme në orët e para të mëngjesit?

Jepini vetes një pikë për secilën ditë që ja keni

arritur. Sa më shumë pikë të grumbulloni, aq më i madh është treguesi se ju po kaloni një Ramazan frytdhënës.

Këto dy përbërës janë çelësi i Ramazanit të suk­ sesshëm:­

1.Ngrënia e syfyrit sa më afër Sabahut ju siguron sasi të mjaftueshme energjish për t’ju mbajtur në formë për pjesën e mbetur të ditës.

2.Qëndrimi zgjuar pas Sabahut nënkupton të përfituarit nga lutja e Profetit Muhammed (alejhis-selam), i cili ka thënë: “O Allah, bekoje umetin tim në orët e para të mëngjesit”, kështu që po përfitoni më shumë sesa ata që flenë deri në drekë (ose deri për ikindi)!

Nëse grumbulluat pak pikë në pyetësorin e mësipërm, është koha për të rishikuar efektshmërinë dhe menaxhimin e kohës tuaj gjatë Ramazanit. Jemi më pak se 20 ditë larg Bajramit! Le të bëjmë më të mirën e mundshme për pjesën e mbetur.

DITA 12:

NË CILIN NIVEL NDODHENI?

Duke qenë se po i afrohemi mesit të Ramazanit, na nevojitet të rishohim vetvetet tona në aspektet e produktivitetit shpirtëror, fizik dhe social.

Zakonisht, njerëzit grupohen në 3 nivele gjatë kësaj faze:

Niveli 1: Ata që e filluan mirë dhe vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Të tillët janë startuesit e fuqishëm dhe ata që shtyjnë vetet e tyre secilën ditë për të bërë më të mirën në këtë muaj.

Niveli 2: Ata që filluan mirë, por ngadalë filluan të largohen nga veprat e tyre të mira. Të tillët janë njerëz, të cilët patën një fillim të mrekullueshëm, por shpejt u relaksuan dhe gjëja e radhës që marrin vesh është: planifikimi i tyre ka dështuar.

Niveli 3: Ata që patën një fillim jo të mbarë dhe nuk janë të sigurtë çfarë mund të bëjnë për ta përmirësuar atë.

Për grupin e parë – Allahu i Lartësuar i bëftë të ven­ dosur! Vazhdoni të bëni punë të mira dhe mos i lini kurrësesi ato! Është transmetuar në hadith, se “Allahu i do ato punë që bëhen në mënyrë të vazhdueshme”.

Për grupin e dytë – Mos u shqetësoni! Vlerësoni atë që duhet të ndryshoni në jetën tuaj, në mënyrë që të ka­ pni ritmin dhe i vendosni vetes tuaj objektiv për të bërë më mirë gjatë 10 ditëve në vijim. Mos e humbni shpre­ sën; pjesa më e bukur e këtij muaji do të vijë, insha’Allah!

Për grupin e tretë – SOT duhet të ndryshoni­ qën­ drim! Çohuni tani, merrni abdes, falni 2 rekate namaz për Allahun e Lartësuar dhe luteni Atë për t’ju ndihmuar në pasjen e një Ramazani sa më të plotë. Nëse vazhdoni kështu siç jeni, vjen fundi i Ramazanit dhe do ballafaqo­ heni me ndjenjën e fajit, por atëherë do të jetë shumë vonë. Nuk do keni askënd për të mallkuar veçse veten tuaj.

DITA 13:

NUK NDIHENI PRODUKTIV?

Një nga problemet më të mëdha të produktivi­ tetit është mungesa e vazhdueshmërisë. Nëse e shih­ ni të vështirë kapjen e kopjes së Kur’anit dhe leximin e një pjese të saj, ose qëndrimin për 8 deri 20 rekate teravi pas Jacie, ose ndonjë punë të mirë që e bënit në fillim të Ramazanit përpara se ta linit atë, kam një këshillë të thjeshtë dhe praktike për ju:

ÇOHUNI DHE BËJENI!

Bëni një hap të vogël drejt veprës së mirë dhe do jeni një milje afër saj përpara se ta marrni vesh, ins­ ha’Allah. Thjesht, merreni Kur’anin dhe lexojeni atë. Çohuni dhe falini ato 2 rekate namaz, pastaj 2 tjera, e pastaj 2 tjera. Rendni drejt grupit të bamirësve dhe

shfrytëzojeni kohën tuaj. Kështu, do jeni i rrethuar nga njerëz tjerë që bëjnë vepra të mira.

Njëherë që hyn në lëvizje, zemra dhe mendja juaj do t’ju ndjekin. Ju thjesht duhet të bëni hapin e parë!

 DITA 14:

JU MUNGON AJO NDJENJË?

Kur jeni të gatshëm për të kaluar barrierat fizike për bërjen e veprës së mirë, është koha për të kaluar pengesat mendore.

Pyeteni veten tuaj:

-A ishte me të vërtetë keq, atëherë kur e bëra veprën e mirë dhe ndërmora hapin e parë?

-Çfarë po më pengonte në fillim?

-Si mund ta shmang këtë gjendje mosveprimi? Përgjigjen e këtyre pyetjeve po jua lëmë juve. Ju mund ta ndjeni mungesën e asaj ndjenje që patët në fillim të Ramazanit. Gjithësesi, nuk duhet të hiqni dorë nga mendimi, se “ju thjesht nuk doni ta bëni atë”.

 DITA 15:

E KENI BËRË GJYSMËN E RRUGËS?

Këtu janë përgjigjet e disa pyetjeve të zakon­ shme:

PYETJA: SI MUND TË BËJMË DALLIMIN NDËR-MJET LODHJES FIZIKE DHE PËRTACISË?

Përgjigjja: Është e lehtë për ta maskuar përtacinë tonë si lodhje fizike. Ne qëndrojmë në namazin e te­ ravive dhe këmbët tona tunden, ose gjatë leximit të Kur’anit, sytë tanë lodhen, por në momentin që largo­ hemi nga xhamia ose mbyllim Kur’anin, befasisht ndi­ hemi shumë energjik! Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pikë, të ndalemi me vetet tona dhe t’i kritikojmë ato kur nuk jemi të lodhur vërtetë, por thjesht përtacë.

Përpiquni të gjeni shkaktarin e kësaj përtacie: Është si pasojë e mungesës së sinqeritetit? Besimit të dobët? Kryerja e një mëkati, që po ju ndalon nga shijimi i veprës së mirë? Bëjini lutje Allahut të Lar­ tësuar për ta larguar përtacinë prej jush. Ajo nuk ju duhet për ta shkatërruar Ramazanin tuaj. Gjithësesi, nëse ndjeni dhimbje në trup dhe nuk keni fjetur siç duhet këto ditë, atëherë jeni i lodhur fizikisht dhe duhet të pushoni menjëherë.

PYETJA: SI MUND TA KAPËRCEJMË MENDIMIN “LE TA KALOJMË KËTË PUNË PËR MOMENTIN, PASI E BËJ MË VONË?”

Përgjigjja: “Tasuif” – fjalë arabe për vonesën në punë të tilla – është një kurth i zakonshëm i shejta­ nit të mallkuar. Faktikisht, është një nga kurthet e tij më të zgjuara. Tingëllon mirë shtyrja e një vepre të mirë derisa të vijë koha e “duhur”; por koha e “duhur” nuk vjen kurrë. Koha e duhur është TANI! Mbajeni mend, se çdo ditë e Ramazanit e cila ka­ lon pa bërë vepra të mira, largohet përgjithmonë, e nuk do ta shikoni më atë deri në Ditën e Gjykimit.

Si dëshironi t’i shihni ditët e tuaja të Ramazanit në Ditën e Gjykimit? Plot me vepra të mira apo me lojra boshe, të cilat ju “ndihmuan” për t’i shmangur veprat e mira?

Nëse e keni kapërcyer gjysmën e këtij muaji të bekuar, mos i lini veprat e mira t’ju ikin nga duart. Fare mirë, mund të investoni në ditët që kanë mbetur.

DITA 16:

SUKSESI VJEN VETËM PREJ ALLAHUT TË LARTËSUAR

Në këtë ditë, përpara 1400 vjetësh, u zhvillua be­ teja e Bedrit. Ne e dimë mirë historinë e saj sesi Allahu i Lartësuar i dhuroi fitore Profetit Muhammed (alej­ his-selam) dhe shokëve të tij në atë ditë. Po cilat janë mësimet që ne nxjerrim nga kjo betejë, të cilat përput­ hen me produktivitetin tonë? Ja tek është një:

Pasi beteja u fitua, Allahu i Lartësuar zbriti var­ gjet Kur’anore vijuese: “Dhe Allahu ju bëri tashmë fi-tues në Bedr, kur ju ishit të paktë në numër. Kështu që, kini drojë Allahun, që të jeni mirënjohës”. (Surah Ali Imran: 123)

Kjo ishte një kujtesë për muslimanët, që çdo sukses ose fitore vjen prej Allahut dhe vetëm Allahut.

Ata nuk duhet të jenë arrogantë dhe të harrojnë buri­ min e suksesit të tyre. Ndodh, që kur jeni produktivë dhe arrini të keni sukses, është e lehtë për të preten­ duar, se suksesi vjen nga aftësitë ose dituria juaj; por muslimani nuk mendon kështu. Një besimtar i ven­ dosur beson në ajetin Kur’anor, “Dhe suksesi im nuk është vetëm se prej Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe te Ai jam drejtuar”. (Surah Hud: 88)

Në fund të kësaj dite, bëj lutje për vëllezërit dhe motrat tona të dhunuara në vende të ndryshme të botës. Ata janë duke kaluar një Ramazan të vështirë dhe gjëja më e paktë që mund të bëjmë, është për­ mendja e tyre në lutjet tona.

Ne i lutemi Allahut të Lartësuar, me Forcën dhe Fuqinë e Tij, i Cili i dhuroi sukses Profetit të Tij ditën e Bedrit, t’u dhurojë sukses vëllezërve dhe motrave tona mbi zullumqarët dhe gjithë ato që i ndjekin nga pas.

AMIN!

DITA 17:

CILA ËSHTË DITA JUAJ

IDEALE E RAMAZANIT?

10 ditët e fundit të Ramazanit do të fillojnë shpejt. Kjo është koha për të bashkuar gjithë fuqitë dhe teknikat e produktivitetit sëbashku për t’u sigu­ ruar që, do investojmë në çdo moment të 10 ditëve të fundit me maksimumin e aftësive tona.

Filloni të planifikoni programin e 10 ditëve të fun­ dit të Ramazanit orë për orë. Pyeteni veten tuaj: “Nëse do e dija se cila prej këtyre 10 netëve është nata e Kadrit, si do e kaloja atë natë?” Pastaj, përgjigjuni kësaj nate ide­ ale gjatë 10 netëve në vazhdim, ose të paktën netëve teke.

Allahu na mundësoftë të jemi sa më të sukse­ sshëm këto netë dhe të arrijmë të fitojmë shpërblimin e madh të 10 netëve dhe Natës së Kadrit!

AMIN!

DITA 18:

A NDIHENI SI NJË BURRË I MOSHUAR NË NAMAZ?

2 vite më parë, teravitë i fala pranë një burri shu­ më të moshuar. Pashë, që ai përpiqej për t’u ngritur­ dhe qëndruar në këmbë (po dridhej nga pafu­qia),­ por qëndroi përgjatë Jacisë dhe namazit të teravive­. Di­ kush mund t’i ketë thënë të ulet dhe qetësohet,­ por mund të shihet nga vendosmëria e tij në çdo rekat na­ mazi, se ai donte të qëndronte në këmbë për Allahun e Lartësuar, e nuk donte të rrinte­ ulur.

Burri i moshuar më solli në kujtesë, se disa herë masa e matjes sesa shumë e doni dikënd shihet nga numri i përpjekjeve që bëni për hir të tyre. Nëse ne e duam me të vërtetë Allahun e Lartësuar, a nuk duhet që të gjithë ne të bëjmë disa përpjekje shtesë për hir të Tij?

30 KËSHILLA PËR NJË RAMAZAN TË PAHARRUESHËM    51

Mendoni rreth një sfere ose aktiviteti, ku arrini t’i shfaqni Allahut të Lartësuar përpjekjen shtesë për hir të Tij. Ajo mund të jetë zgjimi për namaz nate, ose falja e namazeve vullnetare, ose ushqyerja e të varfërve.

DITA 19:

I ZËNË GJATË 10 NETËVE TË FUN-DIT?

Nëse do mendojmë për qëllimin e ardhjes tonë në këtë jetë dhe destinacionit tonë final, Xhennetit, përgjigja­ bëhet shumë e thjeshtë: Sakrifikoni punët tuaja ditore përgjatë 10 ditëve, në mënyrë që të për­ qëndroheni­ më mirë në adhurimin e natës. Gjithëse­ si, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë.

Kështu që, çfarë mund të bëjmë? Ja disa këshilla:

-Investoni në punë të dobishme dhe në menaxhi­ min e kohës, duke qenë në gjendje për të mbaj­ tur ekuilibër ndërmjet punës dhe adhurimit.

-Planifikojeni ditën tuaj orë pas ore; shikoni se në cilën pjesë të kohës duhet të jeni në punë, e cilën pjesë kohe në xhami dhe çfarë mbetet për pjesën ndërmjet tyre, për të përfituar sa më shumë ener­ gji dhe kursyer kohë. P.sh, dremitje për të marrë fuqi, iftare të lehta, etj.

-Jini të pamëshirshëm në disiplinën e kohës tuaj dhe sigurohuni që asnjë minutë nuk do shkojë dëm. Në të kundërt, do të keni një goditje të rëndë në përpjekjet e tjera për pjesën e mbetur të ditës. Mos jini të vetëkënaqur me aktivitetet që kaloni kohën dhe të humbsni vëmendjen.

Ndiqni disiplinën e mësipërme me përpikmëri, të paktën për 10 netët e fundit dhe do ndihesh mirë, me lejen e Allahut!

DITA 20:

MËNYRA NATYRALE

PËR TË QËNDRUAR ZGJUAR

Për njerëzit që janë të zënë gjatë ditës, mund të jetë sfidë ekstreme për të kaluar pjesën më të madhe të 10 netëve në adhurim. Disa tjerë mund të përdo­ rin forma jo natyrale për të qëndruar zgjuar, duke përfshirë konsumimin e një sasie të lartë kafeine, e cila shkatërron shëndetin e tyre.

Këto janë disa mënyra natyrale për të qëndruar zgjuar gjatë natës, me lejen e Allahut.

-Dremitja: Mjeshtër të dremitjeve të lehta, cilat do ju japin energji. Këto mund të zgjasin nga 20 deri në 40 minuta, maksimumi arrin 90 minu­ ta. Ato janë jashtëzakonisht të fuqishme për t’ju mbajtur zgjuar dhe për të vazhduar për 3-4 orë pas dremitjes. Kur ta ndjeni veten tuaj të lodhur dhe shikoni një mundësi sado të vogël për të bërë një dremitje të shkurtër, bëjeni. Kjo do t’ju ndih­ mojë për t’ju mbajtur zgjuar në vazhdim.

-Ushqimi: Ajo që konsumojmë ndikon nëse mund të qëndrojmë zgjuar apo jo. Sa më shumë të hamë në iftar/syfyr, aq më shumë ndihemi të fjetur. Hani lehtë dhe shëndetshëm përgjatë 10 netëve dhe do keni mundësi të merrni pjesë përgjatë gji­ thë faljeve të natës lehtësisht.

-Bëjini lutje Allahut të Lartësuar t’ju japë energji, të bekojë gjumin dhe kohën tuaj, në mënyrë që të bëni më të mirën tuaj gjatë këtyre netëve të bekuara dhe për të dhënë maksimumin tuaj të produktivitetit përgjatë tyre.

 DITA 21:

CILA DO JETË VEPRA JUAJ

E VEÇANTË NË KËTË MUAJ? (1)

Cila është vepra juaj e mirë, që do t’ju kujton­ te Ramazanin tuaj të këtij viti, në të cilin nuk keni ndjenjë faji të mbetur në fund të tij? Diçka të cilën ju nuk e keni bërë mëparë, diçka për të cilën keni nxitur veten tuaj përtej normalitetit dhe jashtë zonës së rehatisë për ta arritur!?

Ja disa ide:

-Qëndroni në itikaf të plotë përgjatë 10 ditëve e netëve (ose më pak nëse është hera e parë, ose angazhimet tuaja nuk jua lejojnë diçka të tillë).

-Zbrazeni portofolin tuaj dhe jepni lëmoshën më të madhe që keni dhënë mëparë për një çështje humanitare.

-Falni një njeri, të cilit nuk ia keni bërë hallall akoma.

-Njihuni me një familje të varfër dhe ndihmojini ata sa më gjatë të mundeni.

-Dhuroni një pjesë pasurie të patundshme, të cilën keni në posedim për hir të Allahut, në formë Vakëfi. Bëjeni këtë Ramazan të paharrueshëm për shpirtin tuaj, duke bërë diçka të veçantë në këtë muaj! Mendoni rreth kësaj dhe veproni!

DITA 22:

CILA DO TË JETË VEPRA JUAJ E VEÇANTË NË KËTË MUAJ? (2)

Mendoni për një vepër të veçantë që i premtuat vetes tuaj për ta bërë pas Ramazanit. Cila do jetë ajo?

•Do falni namaz nate për çdo natë në vazhdim?

•Do agjëroni çdo të hënë dhe të enjte, apo të paktën 3 ditë në çdo muaj?

•Do të falni në xhami çdo namaz?

•Do lexoni një xhuz (pjesë) Kur’ani çdo ditë?

•Do jeni të vazhdueshëm në dhënien e lëmoshës, të paktën njëherë në javë?

•Cila do të jetë për ajo vepër?

Mos harroni, se “vepra më e dashur te Allahu është ajo e vazhdueshmja, dhe pse mund te jetë e vogël”.

(Sahih El-Bukhari)

Këto të mira duhet të jenë pjesë dhe parcelë e jetës së këndshme pas Ramazanit. Kështu që, merre­ ni, shkruajeni e përdoreni pas Ramazanit gjithashtu. Kontrollojeni veten tuaj për të parë nëse jeni duke e bërë këtë vepër të mirë në vazhdimësi.

DITA 23:

A JENI TË LODHUR PORSE TË LUMTUR?

Nëse keni qenë duke u kujdesur për Ramazan të suksesshëm, duke bërë më të mirën për të ruaj­ tur balancën shpirtërore, shoqërore dhe fizike, me shumë mundësi ndiheni pak të lodhur tashmë.

Por sinqerisht, a nuk jeni të lumtur që keni pa­ tur një Ramazan pozitiv dhe me shpresë se Allahu i Lartësuar do e pranojë atë? Imagjinoni nëse do kishit­ fjetur gjatë gjithë ditës për Ramazan dhe do ki­shit qëndruar përgjatë netëve duke bërë gallata me miqtë dhe duke shikuar filma. A do ishit kaq të lumtur?

Lumturia dhe mërzia jonë është e lidhur me afër­ sinë që kemi me Allahun. Si qënie humane, në thelb ne ndihemi të lumtur kur e adhurojmë Allahun e Lartësuar, pavarsisht sesa të lodhur ndihemi. Ngjashëm, ne jemi të “programuar” për të ndjerë mërzinë kur jemi larg Allahut të Lavdishëm, pavarsisht sesa të qetë ne dukemi.

Nëse ndiheni paksa të lodhur dhe të shteruar nga fuqitë gjatë këtyre ditëve, jini të lumtur që po bëni më të mirën tuaj, buzëqeshni dhe kërkojini Allahut të Lar­ tësuar për t’ju ndihmuar në vazhdimësinë e rrugës së Tij!

DITA 24:

VETËM PËR VETËM ME ZEMRËN TUAJ

Nëse po qëndroni në namaz këto ditë të Ra­ mazanit, duke bërë më të mirën për t’u ndjerë më afër Allahut të Lartësuar, pavarsisht se ndjeni ako­ ma njëfarë distance; nëse po habiteni përse njerëzit përreth jush po qajnë si fëmijë, ndërsa ju jeni totalisht indiferent; nëse dëshironi të jeni prej atyre me zemra të mira dhe sy lotues në Ramazan, por kjo nuk po ndodh dhe po dështoni në arritjen e nivelit të tillë në adhurimin tuaj shpirtëror – atëherë është koha për të patur një bisedë vetëm për vetëm me zemrën­ tuaj.

Pyeteni zemrën: Pse është aq e ftohtë? Përse Fjalët e Krijuesit nuk ndikojnë në gjendjen e saj? A është ajo aq arrogante sa të mos ndjejë nevojën për Zotin e saj?!

Pse është kaq e rëndë? Pse nuk shpreh emocione, qoftë në lot apo gëzim, duke qenë me Krijuesin e saj? Pse është hipokrite? Do qante gjatë shikimit të një filmi dhe pse e di se nuk është i vërtetë, por pse nuk qan atëherë kur dëgjon të vërtetën rreth destinacionit të fundit?

Vazhdoni të gërmoni sa më thellë derisa të gjeni përgjigjen. Merreni zemrën tuaj të thyer përpara Alla­ hut të Lartësuar këtë Ramazan. Nuk ka ndjesi më të ëmbël sesa një zemër e sinqertë, e cila derdh lot për Allahun. Mos e lër muajin e Ramazanit të ikë pa qarë të paktën njëherë përpara Allahut të Lartësuar.

 DITA 25:

NJË MËNYRË PRAKTIKE PËR TA PASTRUAR DHE MBAJTUR ZEMRËN TË PASTËR!

I Dërguari i Allahut (alejhis-selam) ka thënë: “Ek-ziston shkëlqim në gjithçka që largon ndryshun, e shkëlqi-mi i zemrës është kujtimi i Allahut”. (Sahih El-Bukhari)

I Dërguari i Allahut (alejhis-selam) tha: “Përtë­ ri­jeni besimin tuaj!” I thanë: “Si ta ripërtërijmë besi­ min tonë, o i Dërguari i Allahut?” Ai (alejhis-selam) u përgjigj: “Duke thënë ‘La ilahe il-lallah/Nuk ka zot tje­tër përveç Allahut’ sa më shumë”. (Imam Ahmedi dhe Hakimi)

Ja tek i keni dy porosi të thjeshta për të zbutur zemrën tuaj, për të larguar ndryshkun nga ajo dhe për t’u ndjerë më afër Allahut të Lartësuar, veçanëri­ sht në këto dhjetë ditë të fundit të Ramazanit.

Provojeni sot! Thuaj ‘La ilahe il-lallah” pa pu­ shim – kur ngisni makinën, kur jeni ulur në kom­ pjuter, po gatuani, ose duke luajtur me fëmijët tuaj – thuajeni dhe vazhdoni ta bëni!

DITA 26:

A DO TË VAZHDONI NË KËTË UDHËTIM?

Një ndjenjë “trishtimi” mjegullon zemrat tona këtë kohë gjatë çdo viti. Pyesim veten nëse do mund të vazh­ dojmë të jemi kaq spiritualistë dhe afër Allahut të Lartësu­ ar. Përvojat e shkuara kanë treguar, se ne dështojmë në mbajtjen e ritmit pas Ramazanit. Si mund të sigurohemi ne që udhëtimi nuk përfundon këtu?

Një ndër arsyet e mëdha përse ne “dështojmë” pas Ramazanit është humbja e vetdisiplinimit. Ne kemi­ idenë fallco në mendjet tona që, “Është Baj­ ram! Bëj çfarë të duash!” (Dhe pse gjuhët tona nuk e thonë këtë, veprat tona e bëjnë!)

Një ndër mënyrat më të mira për ta luftuar këtë ide është vazhdimi i ruajtjes së disiplinës në jetën tuaj nga dita e parë e Bajramit. Nga dita e parë e festës, sigurohuni që jeni zgjuar herët dhe qëndroni orët e para të mëngesit! Mbushini këto orë të çmu­ ara me lexim të qetë, me punë shtëpiake, ose duke nxjerrë fëmijët tuaj në park për piknik.

Nga kjo ditë, zgjohuni herët në mëngjes (të paktën­ për Sabahun) dhe qëndroni zgjuar gjatë orëve të para, e do të jeni akoma nën vetdisiplinimin e jetës tuaj, e cila do të pasqyrojë në pjesën e mbetur të ditëve/veprave, insha’Allah. Gjithashtu, do jeni duke ngritur një sistem jetësor të suksesshëm dhe të shëndetshëm “post-Ramazan”, i cili do t’ju ndih­ mojë përgjatë gjithë vitit, insha’Allah.

Dita 27:

Vepra produktive e fundit për këtë Ramazan

Për ta mbyllur këtë Ramazan me ndjenjën e këna­ qësisë, cila është gjëja e fundit produktive që do të bëni këtë  Ramazan? Nuk është e nevojshme të  mendoni rreth saj. Profeti Muhammed (alejhis­selam) na e ka dhënë përgjigjen tashmë! Bëhet fjalë për Zekatu­l­Fitr.

Nëse mundeni, jepjani këtë zekat vetë personit, në vend që ta dërgoni nëpërmjet organizatave humanitare.

Është shumë e lehtë. Gjithçka që të  duhet të bëni, është ndjekja e këtyre 3 hapave:

-Blini 3 kg oriz/hurma për veten +  për secilin

antar të familjes

-Gjeni një person/familje në nevojë në zonën ku banoni.

-Dhurojini! (Nëse mund t’i dërgosh në mënyrë të fshehtë duke i lënë te dera e tyre, do ishte akoma më mirë, insha’Allah).

Gjithësesi, është “më e lehtë” dhe më pak “bez­ disëse” dërgimi në organizata humanitare, ose on­ line ditëve të sotme. Është ndjenjë e veçantë kur e bëni fizikisht dhe e jepni nga dora juaj.

Allahu i Lartësuar i pranoftë gjithë veprat tona të mira në këto netë të fundit të bekuara!

Dita 28: Ramazani iku kaq shpejt?

Nëse e ndjeni se muaji i Ramazanit  iku kaq shpejt këtë vit, kjo ndodh: ose si pasojë e një Rama­ zani shumë të suksesshëm e të dobishëm, i cili bëri të mundur që koha të fluturojë nga agjërimi dhe ju nuk e ndjetë atë, ose ju ishit aq të zënë, saqë nuk e vutë re Ramazanin thuajse fare, përveç ditëve të fundit të tij.

Nëse patët një Ramazan produktiv,  përgëzi­ me të sinqerta nga ana jonë – i lutemi Allahut të pranojë veprat tuaja  dhe t’ju garantojë akoma më shumë Ramazane të dobishme në vitet që vijojnë.

Nëse fatkeqësisht, nuk dhatë më të mirën tuaj në Ramazan dhe kaluat një Ramazan jo produktiv, mos u dëshpëroni. Gjithçka që ju nevojitet është drejti­ mi drejt Allahut të Lartësuar në këto orë të funditpërpara se Ramazani të mbarojë. Njëkohësisht, duke i kërkuar falje Atij për lejimin e ikjes së këtij muaji pa u fokusuar në të. Gjëja më e keqe që mund të bëni është humbja e shpresës nga mëshira e Allahut të Lartësuar. Pendohuni, jepini vetes shpresë dhe filloni të bëni hapa konkretë për të bërë më të mirën tuaj Ramazanin që vjen, insha’Allah.

Dita 29:

Si do të jeni pas Ramazanit?

Po përpiqemi të hamendësojmë se çfarë po men­ doni sot: Po pyesni veten nëse do vazhdoni produktivi­ tetin tënd pas Ramazanit?

Nuk do të mbajmë leksion rreth  rëndësisë  së mbajtjes së produktivitetit (shpirtëror, fizik dhe so­ cial) pas Ramazanit. Jemi të sigurtë që merrni shu­ më kujtesa të tilla nga imamët tuaj të zonës dhe dije­ tarët që flasin rreth saj. Unë do të them këtë:

Nëse në ndonjë moment gjatë këtyre 29 ditësh, keni ndjerë ëmbëlsinë e të  qenurit Musliman dhe dëshironi që kjo ëmbëlsi të jetë me ju edhe pas Ra­ mazanit, atëherë duhet të vazhdoni të jeni produktiv shpirtërisht, fizikisht dhe shoqërisht pas Ramazanit gjithashtu.

Si? Formula është shumë e thjeshtë: Qëllime të sinqerta & punë e vazhdueshme.

Po ju lëmë të mendoni rreth kësaj!

 Dita 30: Gëzuar Bajramin & Faleminderit!

Kaq ishte – fundi i një muaji te gjatë e të mre­ kullueshëm – por shpresojmë fillimi i një jete pro­ duktive!

Ju urojmë të gjithë një Bajram të lumtur, të be­

kuar dhe sigurisht, produktiv!

Gëzohuni dhe paçi një Bajram të bekuar! Ju lutemi, mos na harroni në duatë tuaja!

Autor: Abu Productive

Përktheu: Anderson Marku

Kryeredaktor: Rafet  Zaimi

Redaktor gjuhësor: Roald  A. Hysa

Redaktor teknik dhe ballina: Suhejb  Xhemaili

Botues: Bekir Halimi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Këshilla rreth agjërimit

Categories

Archives