Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

30 Këshilla për një nënë kur lindë fëmijë


30 Këshilla për një nënë kur lindë fëmijë


bebja

1. Konsideroni fëmijët tuaj begati të madhe, të cilën ua ka dhënë Allahu i Lartësuar. Gëzojuni lindjes së tyre. Urojani njëri- tjetrit. Priteni me gëzim ardhjen e fëmijëve tuaj në këtë botë me dua. Falënderojeni Allahun e Lartësuar për shansin e dhënë që ta rritni një mysliman dhe mundësinë që në këtë botë të lini trashëgimtarë pas jush. Lutuni që Allahu i Lartësuar atë fëmijë ta bëjë pjesëtar të vërtetë të ummetit mysliman, thirrës në fe dhe rob të Tij të vërtetë.

2. Nëse nuk keni fëmijë, luteni Allahun e Lartësuar që t’ju dhurojë fëmijë të devotshëm; luteni Atë ashtu siç ishte lutur Zekerija alejhi selam Ai e kishte lutur Zotin me këto fjalë:
“O Zoti im! Eshtrat tashmë më janë dobësuar, koka më ndriçon nga thinjat dhe asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer nga lutja ime për Ty, o Zoti im!” (Merjem, 4]

3. Kurrë mos u dëshpëroni për lindjen e fëmijëve. Përmbahuni prej zemërimit nëse jeni në gjendje të vështirë materiale dhe mos e konsideroni fëmijën barrë dhe kurrë mos e nënçmoni e as mallkoni.

4. Nëse ekziston mundësia, pas këndimit të ezanit dhe ikametit, kërkoni prej ndonjë personi të devotshëm që ta përtypë një copë të hurmës ose diçka të ëmbël dhe atë t’ia vendosë fëmijës në mishin e dhëmbëve dhe të lutet për fëmijën.

5. Zgjidhni fëmijës një emër të duhur me kuptim të bukur. Pagëzojeni fëmijën me emrin e ndonjë pejgamberi ose sahabi radijallahu anhu ose ndonjë personi të devotshëm.

6. Nëse e keni emertuar fëmijën me ndonjë emër jo të përshtatshëm e jo të mirë, ndërrojani me ndonjë emër më të mirë.

7. Therni një kafshë (akika] për fëmijën në ditën e shtatë. Mjafton që të theret një kafshë edhe për fëmijën mashkull, edhe për femër; nëse dikush dëshiron; mundet që fëmijës mashkull t’ia therë dy. Pastaj rruajani kokën dhe jepni sadaka në argjend aq sa kanë peshuar flokët e rruara. (Mund të jepni edhe në të holla)

8. Në ditën e shtatë bëjeni synet fëmijën mashkull. Nëse nuk keni rastin që atëherë ta kryeni synetimin, bëjeni këtë para se t’i mbushë fëmija shtatë vjet. Synetimi është shenjë islame.

9. Fëmija kur fillon të flasë, mësojeni së pari me fjalët: La ilahe il-Iallah.

10. Jepni gji fëmijës me qumështin tuaj. Kjo është e drejtë e fëmijës të cilën nëna duhet ta respektojë. Gjidhënia është një prej gjërave që është përmendur në Kur’anin e ndershëm, kur përmendet rëndësia e bamirësisë ndaj nënës. Fëmija të cilit nëna i jep gji, ai tregon më shumë dashuri ndaj saj. Fëmijët e këtillë janë më të dëgjueshëm dhe nënat më pak ankohen për ta. Me secilën pikë të qumështit, nëna te fëmija duhet të mbjellë njësinë e Allahut të Lartësuar, dashurinë ndaj Pejgamberit sal- lallahu alejhi ue sel-Iem, ndaj përkushtimit në fe, dashurinë dhe dhembshurinë. Mos u përpiqni që ta largoni përgjegjësinë prej
vetes e ta gjuani mbi supet e babait, por vetë kryeni obligimet tuaja dhe do të bekoheni me qetësinë shpirtërore dhe gëzim. Mos përdorni hajmali për fëmijët. Në vend të tyre, mësoni ata me dua për raste të ndryshme. Lexoni Kur’an dhe fryni në fë- mijët.

11. Mos i frikësoni fëmijët. Frikat që i përjeton në rini do të ndikojnë në zhvillimin e mendjes dhe shpirtit të tij. Thënë në përgjithësi, fëmijët që në fëmijërinë e hershme janë frikësuar, ata asgjë të rëndësishme e të madhe nuk bëjnë në jetën e tyre. Kurrë mos i detyroni fëmijët që të bëjnë diçka derisa janë të uritur.

12. Bëhuni të kujdesshëm sa i përket qortimit, vërejtjeve dhe dënimit të fëmijëve për çfarëdo imtësire. Në vend që të tregoni rezistencë ndaj të metave të tyre, me urtësi dhe me entuziazëm edukoni ata dhe tregoni dashurinë dhe kujdesin tuaj. Raporti juaj ndaj tyre duhet të tregohet se nuk do të toleroni asgjë në kundërshtim me dispozitat e sheriatit.

13. Gjithmonë silluni me butësi ndaj fëmijëve dhe me dashuri. Sa më shumë që është e mundur, plotësoni nevojat e tyre dhe zhvilloni te ata frymën e dëgjueshmërisë. Largohuni që t’u parashtroni pyetje fëmijëve sikur: kur?, pse?, kush?, dhe përpiquni që të mos parashtroni pyetje sikur: “Pse e ke bërë këtë?”; “A nuk po të vjen turp?”; “Kur do të kuptosh njëherë?”; “Nuk e di çfarë të bëj me ty?!” Në vend që ta qortoni fëmijën në këtë mënyrë, qasiuni atij në mënyrë pozitive. Përkëdheleni fë- mijën në kokë dhe butësisht shpjegoni atij se disa veprime nuk janë të kënaqshme dhe se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet etj.

14. Tregoni dashuri dhe relacion me fëmijët tuaj të vegjël. Përkëdhelni butë nëpër kokë. Merrni në prehrin tuaj. Raporti juaj ndaj tyre duhet të frymojë me lumturi dhe gëzim. Mos u sillni me ta si sundimtar i rreptë e i ashpër. Nëse silleni në atë mënyrë të vrazhdë, nuk do të arrini që te fëmija të zhvilloni frymën e dashurisë ndaj prindërve. Në të njëjtën kohë, këta
fëmijë nuk arrijnë që të fitojnë vetëbesimin dhe sjellja e ashpër e prindërve ndikon negativisht në zhvillimin natyror të fëmijë- ve.

15. Jepni tërë energjinë tuaj me qëllim që fëmijëve t’ua mundësoni arsimim të mirë dhe edukim të duhur. Në këtë aspekt, aspak mos u hamendni. Ky duhet të jetë obligim i juaj fetar, dobi e madhe për fëmijët dhe akt i bamirësisë ndaj vetvetes.

Një shkrim tjetër i dobishëm  “Shtatë fjalë të cilat gruaja i dashuron që t’i dëgjojë ato”

16. Fëmija kur i mbush shtatë vjet, mësojeni se si falet namazi. Mësojeni që rregullisht ta falë namazin. Vajzat le ta falin namazin me ju, kurse djemtë duhet të shkojnë me baba– llarët në xhami. Kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe nëse tregojnë ndonjë mangësi ose plogështi në kryerjen e namazit, dënoni ata në mënyrë shembullore. Veprat dhe fjalët tuaja le të tregojnë se nuk do të toleroni asnjë formë të injorimit të kësaj detyre fetare.

17. Fëmijët kur t’i mbushin dhjetë vjet, mos i lejoni ata që të flenë bashkërisht, ndani shtretërit e tyre dhe le të flenë të ndarë.

18. Gjithmonë kujdesuni për pastërtinë e fëmijëve dhe të rregulluar. Posaçërisht kujdesuni për higjienën e tyre persona- le, larjen dhe pastrimin. Siguroni gjithmonë rroba të pastra për faljen e namazit. Përmbahuni që t’i vishni fëmijët në rroba të shtrenjta të cilat tek ata mund të zgjojnë mburrjen. Rrobat duhet të jenë të thjeshta. Mos e shkatërroni moralin e fëmijëve duke bartur ai rrobat me ngjyra të gjalla e të forta.

19. Mos i përmendni lëshimet dhe të metat e tyre para të tjerëve. Bëhuni të kujdesshëm kur është fjala që të nënshtrohet turpi i fëmijëve. Me çdo çmim, largohuni që ta ofendoni egon e fëmijës. Kur ndonjëri prej tyre gabon, mos i qortoni dhe mos i dënoni të gjithë. Kundërvajtësin këshillojeni në vete dhe vetëm kundër tij ndërmerrni masa të duhura.

20. Mos tregoni para fëmijëve dëshpërim për shkak të faktit se nuk po arrijnë të përmirësohen. Në të vërtetë, ju duhet t’i inkurajoni, ta lavdëroni atë që e kanë arritur, madje edhe imtësitë e parëndësishme. Gjithmonë inkurajoni fëmijët me qëllim që në këtë mënyrë ta shtojnë vetëbesimin.

21. Tregojuni ngjarje rreth pejgamberëve. Shpjegojani mënyrat në të cilën ata i kanë thirrur jomyslimanët në fe dhe çfarë roli ka pasur karakteri i tyre në thirrjen islame. Tregojuni për jetët dhe ngjarjet nga jeta e sahabëve radijallahu anhum dhe njerëzve tjerë të devotshëm. Shikoni në ato tregime sikur në diçka jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e moralit të tyre dhe dashurisë ndaj fesë. Pa marrë parasysh numrin e obligimeve tuaja shtëpiake, gjithmonë gjeni kohë që t’ua përkushtoni atyre.

22. Kohë pas kohe inkurajoni fëmijët me qëllim që edhe ata të japin sadaka, kontribute vullnetare, ushqim etj. Kjo te fëmijët do të zhvillojë frymën e dhembshurisë dhe zemërgjerësisë ndaj të varfërve. Në mënyrë të njëjtë inkurajoni ata që t’i ndajnë ëmbëlsirat e tyre dhe ushqimet tjera me vëllezërit dhe motrat tjera, sepse me këtë do të arrini ndjenjën për të drejtat e të tjerëve dhe të zhvilloni frymën e paanshmërisë mes tyre.

23. Mos e plotësoni secilën lakmi të fëmijës. Bindni me urtësi dhe me vëmendje se si ato shprehi nuk janë të mira. Nëse është nevoja, tregoni edhe pak ashpërsi. Mos krijoni te fëmijët persona kokëfortë duke iu shprehur atyre dashuri të pashembullt.

24. Mos flitni me zë të ashpër. Mos bërtitni dhe zërat e shtuar dhe këshilloni fëmijët që të flasin me zë të butë e të matur. Të mos e bëjnë këtë në asnjë rast.

25. Zhvilloni te fëmija shprehinë e pavarësimit. Duhet të largohen që të mbështeten te prindërit, vëllezërit, motrat dhe te farefisi tjetër.

26. Nëse shpërthen zënka mes fëmijëve, bëhuni të paanshëm. Mbani në mend, ashtu siç kultivoni ju dashuri ndaj fëmijëve tuaj, ashtu edhe njerëzit tjerë kultivojnë dashuri ndaj fëmijëve të tyre. Mos lejoni që vërejtjet që i bëjnë anëtarët tjerë të farefisit të burrit të arrijnë deri te fëmija juaj.

27. Gjithmonë bëhuni të paanshëm ndaj fëmijëve tuaj. Bëhuni posaçërisht të kujdesshëm dhe mos i jepni përparësi ndonjërit prej tyre. Nëse më shumë e doni ndonjërin prej tyre, kjo është e lejuar derisa sjellja juaj, paraqitja dhe veprimet tregojnë se jeni të njëjtë ndaj tyre.

28. Gjithmonë bëhuni shembull i mrekullueshëm për fëmijët. Ju për fëmijët jeni mësues i përhershëm e i qetë të cilin fëmijët gjithmonë e shikojnë dhe i shqyrtojnë veprimet e tyre. Mos gënjeni as në mahi.

29. Bëhuni të gëzuar për shkak të lindjes së vajzës njëjtë sikur të ishit të gëzuar nëse do t’ju lindte djalë. Fëmijët meshkuj e femra janë bekim prej Allahut të Lartësuar. Vetëm Allahu xh.sh. e di se çka është më mirë për ju. Në mënyrë të njëjtë mos tregoni pakënaqësi as kur reja juaj lind fëmijë vajzë. Mos insistoni për t’i dhënë dhurata fëmijës, sepse kjo do të prodhojë vetëm mospajtim dhe mallkimin e anës tjetër. Detyrimi i të tjerëve me qëllim që t’u dhurojnë fëmijëve mund të jetë vetëm haram, në aspektin e marrjes së pasurisë së huaj. Në një hadith, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kujdes! Pasuria e personit tjetër nuk është hallall nëse nuk është dhënë me gjithë dëshirë” (Mishkat, f. 255, hadithi nr. 8) Allahu i Lartësuar na ruajt prej haram dhuratave.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SI TE BEHESH NENE IDEALE”

image_pdf
Tags:

Categories

Archives