Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 zgjidhje për linjat që mbeten gjatë tërheqjes së lëkurës


3 zgjidhje për linjat që mbeten gjatë tërheqjes së lëkurës


lekura

Mjeku dhe personaliteti shume i popullarizuar televiziv Mehmet Oz ofron tri zgjidhje për linjat që mbeten gjatë tërheqjes së lëkurës, të cilat mund t’i praktoni edhe në kushte shtëpiake.

Ashtu si rrudhat dhe celuliti, linjat apo shenjat shtrirëse në lëkurë, i përkasin grupit të tradhëtarëve më të urryer të bukurisë femërore. Është shumë vështirë, madje edhe e pamundur, që të mos prekemi nga këto pjesë të padëshiruara të trupit. Ajo që ne mund të bëjmë është të zvogëlojmë numrin e paraqitjes së tyre dhe të parandalojmë zgjerimin e shenjave nëpër trup.
Linjat shtrirëse në lëkurë paraqiten si rezultat i tërheqjes së mënjëhershme të lëkurës me ç’rast shkakton dëmtimin e indit lidhor.
Kjo mund të jetë zhvillimi i shpejtë gjatë pubertetit, ndryshimet në rritje, humbja e kilogramëve për një periudhë të shkurtër si dhe gjatë shtatëzënisë.
Kur shtresa e mesme e lëkurës shtrihet me shpejtësi, vjen deri tek ulja e elasticitetit si rezultat i fibrave të thyer. Kjo shkakton linjat e shëmtuara në lëkurën e trupit të cilat mund të jenë ngjyrë rozë, të kuqe dhe të bardhë, varësisht nga kohëzgjatja e formimit të tyre. Më së shpeshti paraqiten në vithe, bark dhe gjoks. Vlen të theksohet se këto linja asnjëherë nuk zhduken plotësisht, por ato mund t’i kurojmë që sa më pak të duken.
Mjeku popullor Mehmet Oz ka propozuar tri zgjidhje për eliminimin e këtyre linjave:
1. LOSION ME VITAMINË C
Duket shumë e thjeshtë por merrni losion që përmban vitaminë C. Ai në fakt lehtëson formimin e kolagjenit, dhe i ndihmon lëkurës të rikthejë elasticitetin e humbur duke i bërë këto linja sa më pak të dukshme. Në pjesët ku keni shenja, aplikone losionin dy herë gjatë ditës: në mëngjes dhe pasdite.
2. KREM RETINOL
Kremi retinol jepet me recetë dhe është i përshtatshëm për të freskuar linjat e errëta në lëkurë. Retinoidi është një formë e veçantë e vitaminës A, dhe është një krem shumë i fuqishëm. Mund ta përdorni për 12 javë rresht për të parë ndryshimet dhe rezultatet pozitive. Është një krem relativisht i shtrenjtë por që paraqitet si alternative shumë efikase.
3. MIKRODERMOABRAZION
Mikrodermoabrazioni është një eksfoliant që mundëson lustrimin e lëkurës duke eliminuar qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, shenjat nga aknet, njolla të ndryshme me pigment si dhe rrudha të thella. Dr. Oz rekomandon këtë trajtim duke siguruar përmirësim dhe ndriçim të lëkurës. Mikrodermoabrazioni është teknikë që aplikohet pa dhimbje ndërsa efektet e saj janë shumë fitimprurëse.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Alkooli shkaktar për shumë sëmundje !!!

Categories

Archives