Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 përzierjet më të mira me këna për të lyer dhe ushqyer flokët



3 përzierjet më të mira me këna për të lyer dhe ushqyer flokët

Kënaja karakterizohet nga shumë përfitime estetike, sidomos për flokët. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë dhe sot përdoret kryesisht nga arabët në dasma dhe raste festash. Në këtë artikull do të njiheni me disa kombinime të kënasë me përbërës të tjerë. Mund t’i përodrni për të lyer flokët dhe për t’i bërë ato të duken të shëndetshëm.

1. Këna me vezë
Përdorni një përzierje të kënasë me vezë për të ushqyer flokët, për t’i zgjatur, forcuar dhe për të parandaluar rënien e tyre. Aplikojeni përzierjen direkt nga rrënja te majat e flokëve. Lëreni për 3 orë dhe pastaj lajini flokët si zakonisht me shampo dhe zbutës. Për rezultatet më të mira përdoreni këtë recetë për katër javë rresht.

2. Këna me kos
Kjo është një nga përzierjet më të mira të kënasë, sepse forcon flokët dhe përmirson flokët e dëmtuar. Miksoni ½ filxhan çaji këna me 1 filxhan çaji kos dhe 1gotë ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë përzierje direkt dhe mbajeni atë për 3 orë në flokë. Pastaj lajini flokët me ujë të ngrohtë. Ju mund ta përsërisni këtë proces një herë në javë për të marrë rezultate më të mira.





3. Këna me mjaltë
Përzierja e kënasë me mjaltë ndihmon në forcimin e flokëve dhe zbutjen e tyre. Shtoni kënan dhe 3 lugë gjelle mjaltë në 1 gotë me ujë. Përziejeni mirë dhe lëreni mënjanë përzierjen për një orë. Pastaj, aplikojeni atë në flokët tuaj dhe mbajeni gjashtë orë para se t’i lani./gatuajshendetshem.com/