Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 mrekullitë e mëdha të Pejgamberëve të fundit

3 mrekullitë e mëdha të Pejgamberëve të fundit

Sipas shumicës së komentatorëve të Kur’anit, fjala “mrekulli e madhe”, edhe pse këtu është shprehur në trajtën e njëjësit, ka të bëjë me të dy mrekullitë, me të cilat u përforcua Musai a.s.

Është shumë karakteristikë se të tre pejgamberët e fundit që bëjnë pjesë në “Ulul Azmi” – “Pejgamberë të vendosmërisë së lartë”: Musain, Isain dhe Muhammedin a.s., Allahu xh. sh. i përforcoi me mrekulli të mëdha, me të cilat i sfiduan popujt e tyre duke dalë ngadhënjyes. Kështu shohim se në kohën e dërgimit të Musait a.s. ishte në kulm magjia, prandaj Allahu xh.sh. e përforcoi së pari me këto dy mrekulli të mëdha, të cilat bënë që magjistarët të binin menjëherë në sexhde, sepse ata të parët e kuptuan se ajo me të cilën kishte ardhur Musai, nuk ishte magji po mrekulli.

Pastaj në kohën e Isait a.s., në lulëzim e sipër ishte mjekësia, kështu që Allahu xh. sh. e përforcoi të dërguarin e Tij me mrekullinë që të shëronte disa sëmundje të pashërueshme për atë kohë, si verbërinë nga lindja dhe sëmundjen e lëkurës (leprën-gërbulën), pastaj, me lejen e Allahut të ngjallte edhe të vdekurit.

Kurse në kohën e dërgimit të Muhammedit a.s. tek arabët, kishin arritur kulmin poezia dhe gjuha e pastër. Por, me zbritjen e ajeteve të para të Kur’anit, i cili ishte mrekullia më e madhe e Muhammedit a.s., mrekulli e përjetshme, që nuk do të tejkalohet kurrë deri në momentet e shkatërrimit të kësaj gjithësie, poetët arabë u shtangën e u nemitën. Ishin të pafuqishëm para fjalës së Allahut, madje edhe atëherë kur i Plotfuqishmi nëpërmjet të Dërguarit të Tij kërkoi nga ata dhe i sfidoi që të paktën të sillnin një ajet të ngjashëm me ato të Kur’anit, por kot, ata kurrë nuk arritën ta bënin këtë.

Categories

Archives