Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 metodat kryesore për përdorimin e polenit si ilaç



3 metodat kryesore për përdorimin e polenit si ilaç

Si konsumohet poleni?

Për përdorimin e polenit si ilaç kurues mjekët popullorë rekomandojnë disa metoda. Nderkohë që marrja e polenit nuk është e njëjta sasi për të gjitha grupmoshat dhe sëmundjet.

Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i papërzier me diçka tjetër. Femijet nën 3 vjeç nuk duhet të konsumojnë polen.
Personat me probleme të mëlçisë dhe fëmijet 3-8 vjeç duhet te marrin
maksimumi 5 grame (1 lugë të vogël) në ditë.

Fëmijët 8-10 vjeç duhet të konsumojnë 10 gramë (2 lugë të vogla në ditë). Fëmijët 12-15 vjeç mund të marrin 12-15 gramë (një lugë gjellë) në ditë. Të
rriturit dhe adoleshentët mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) në ditë, me kujdesin qe duhet bere nje pauze prej 3 javesh pas nje kure prej nje muaji. Mjekët këshillojnë që poleni të përdoret para buke, kur stomaku është bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire në gojë, ndryshe ai nuk përthithet nga
organizmi, sepse është i mbuluar nga një membranë e patretshme prej bletëve. Kjo lloj marrjeje e polenit pëlqehet pak, sepse mund të shkaktojë dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.





Metoda 2. Me këtë metodë poleni merret në të njëjtat doza si me sipër, por më parë futet në makinë elektrike, e cila bluan kafenë dhe lihet aty derisa të formohet një pluhur, i cili konsumohet pasi përzihet me mjaltë. Për çdo lugë polen shtohen 2 luge mjaltë dhe përzihen mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Kjo lloj përbërjeje pëlqehet më shumë nga personat e ndjeshëm, sidomos alergjike, si edhe prej atyre të cilët nuk i pëlqejnë shijen.

Metoda 3. Kjo metodë rekomandohet për personat të cilët kanë ndjeshmëri stomaku, djegie stomaku, të cilat shtohen pas marrjes së qumështit të bletës. Këta persona, polenin duhet ta bluajnë në makinën e kafesë, të cilit duhet t’i shtojnë 1-6 lugë ujë për 1 lugë polen. Këshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas një mëngjesi të lehtë.