Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 Mekatet shkaterruese qe sjell muzika


3 Mekatet shkaterruese qe sjell muzika


muzika dhe truri

Ka thene Ibn Tejmije :

Muzika eshte pija dehese e shpirtit. Efekti i saj negativ tek shpirti eshte me i madh se efekti i kupave ne kurimin e etheve.
Ne momentin kur njerezit dehen nga tingujt muzikore, atehere jane shume prane renies ne shirk, veprave te turpshme dhe padrejtesise. Ata ne nje gjendje te tille bejne shirk, vrasin padrejtesisht dhe bejne zina.

Keto tre mekate behen kryesisht nga degjuesit e muzikes, britmave dhe fershellimave.
Persa i perket shirkut ky mekat ndodh tek ata qe e duan shejhun e tyre, apo ndonje tjeter ne te njejten mase qe duan edhe Allahun.

Persa i perket veprave te turpshme muzika eshte rukje (fryerje) e zinase (imoralitetit) dhe eshte shkaku kryesor dhe me i madh per kete mekat. Ndoshta burri, femija apo edhe gruaja mund te jene ne shkallen me te larte te turpit dhe ndershmerise por ne momentin kur behen pjese e degjimit te muzikes, atehere largohen virtytet dhe u behet mjaft e lehte renia ne zina apo kontakti me te njejten gjini, derisa edhe e vepron ate, njejte sic ndodh me se shumti edhe nga i dehuri prej alkoolit.

Ndersa vrasja ndermjet njerezve ndodh shpesh nen efektin e muzikes. Shume prej tyre thone: “E vrau ate ne gjendjen e tij me te mire dhe kane per qellim me kete fjale, forcen e tij, sepse bashke me ta jane edhe shejtanet qe prezantojne. Kush ka shejtanin me te forte me vete, e vret tjetrin qe ka shejtanin me te dobet. E njejta gje ndodh edhe me konsumuesit e alkoolit, te cilet edhe ata kane ndihmuesit e tyre (shejtanet) dhe kush prej tyre ka shejtanin me te forte e vret tjetrin qe ka shejtanin me te dobet… .”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa fjalë rreth vlerës së ditës së Arafatit

Mexhmu el-fetaua. V. 5. Fq. 405

Tags:

Categories

Archives