Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

3 Këshilla të arta



3 Këshilla të arta

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Lëmosha e liron njeriun nga dënimi i Allahut, sepse mëkatet e gabimet e tij bëjnë që ai patjetër të shkatërrohet; mirëpo vjen lëmosha (në ditën e Kiametit) dhe e liron atë nga dënimi.”
(El-Uabil Es-Sajjib, 73)

Imam El-Muverrik El-I’xhlij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nuk kam gjetur shembull më të mirë për besimtarin në këtë botë sesa shembulli i një njeriu që është hipur mbi një dërrasë në det e thërret: “O Zoti im! O Zoti im!”, me shpresë Allahu ta shpëtoj.”





Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Është obligim për besimtarin që kur Allahu ta begatoj me pasuri, ta kujtoj vëllanë e vet të varfër besimtar e t’i ndihmoj me një pjesë të pasurisë, në mënyrë që ai të mund t’i përballoj barrët e jetës, dhe po ashtu që (shpenzuesi) të zbatoj të drejtën e obligueshme të Allahut në pasurinë e tij.”
(Mexhmu’u El-Fetaua, 2/161)