Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

28 mijë euro për gjashtë udhëtime në Bruksel

28 mijë euro për gjashtë udhëtime në Bruksel

Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe Ehat Miftaraj, drejtori i zyrës për vlerësim të përformancës së prokurorëve, kanë harxhuar 28 mijë e 611 euro. Në këtë shumë, përfshihen edhe mëditjet, shpenzimet për taksi, ushqimi dhe qëndrimi në hotel.

udhetime ne bruksel

Për gjashtë udhëtime nga Prishtina në Bruksel dhe anasjelltas, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi dhe Ehat Miftaraj, drejtori i zyrës për vlerësim të përformancës së prokurorëve, kanë harxhuar 28 mijë e 611 euro. Në këtë shumë, përfshihen edhe mëditjet, shpenzimet për taksi, ushqimi dhe qëndrimi në hotel.

 

Këto udhëtime janë realizuar gjatë bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, sa herë që temë ka qenë rregullimi i sistemit të drejtësisë për pjesën e veriut të Kosovës. “Shpenzimet për këto udhëtime janë mbuluar nga organizata buxhetore – Prokurori i Shtetit”, thotë Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorit të Shtetit.

 

Ky institucionit ka pranuar që gazetës Tribuna t’ia japë cent më cent të gjitha shpenzimet që ka kryer kryeprokurori i Shtetit. Herën e parë Kabashi dhe Miftaraj kanë qëndruar dy ditë në Bruksel nga 24 deri më 26 prill 2013. Gjatë këtij qëndrimi ata kanë harxhuar në tërësi 4 mijë e 378 euro.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tirana kundër projektit “Gjashtëshja e Ballkanit”

Categories

Archives