Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Më 21 tetor, Asus lanson Transformer Pad TF7101T


Më 21 tetor, Asus lanson Transformer Pad TF7101T


Gjatë kësaj jave, Asus ka paralajmëruar modelin e ri të hibridit laptop / tablet, përkatësisht modelin Asus Transformer Pad TF7101T, të cilin do ta lansojë në treg më 21 tetor.

asus

Versioni i fundit i Asus Transformer Pad ishte prezantuar fillimisht në Computex më herët gjatë vitit, ndërsa tani duket se kompania e ka përgatitur një model të ri të këtij hibridi, të cilin do ta prezantojë zyrtarisht si Asus Transformer Pad TF7101T.

Asus Transformer Pad TF7101T mbështetet nga procesori Tegra 4 me quad-core Cortex-A15, i cili vjen bashkë me 72-core mobile GeForce GPU.

Ekrani i laptopit / tabletit të ri të Asus ka një diagonale prej 10.1 inç në IPS Sharp IGZO TFT, i cili ofron këndin e shikimit në 178 shkallë, me rezolucion prej 2560 × 1600 pikselëve.

Asus Transformer Pad TF7101T mund të transformohet në tablet, ndërsa pajisja posedon baterinë e zgjatur e cila mund të operojë prej 13 deri në 17 orë.

Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë edhe portin për HDMI me mbështetje të plotë të
ekranit në 4K Ultra HD, 1 x USB 3.0, si dhe lidhjet për Bluetooth dhe Wi-Fi. / Telegrafi /

Një shkrim tjetër i dobishëm  Së shpejti, komunikimi i telefonave të mençur pa asnjë rrjet mobil?!

Categories

Archives