Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

20 të vdekur brenda një muaji, ja rrugët problematike


20 të vdekur brenda një muaji, ja rrugët problematike


Nga 17 tetori deri në 17 nëntor në Shqipëri janë shënuar 163 aksidentë në të gjithë vendin duke shkaktuar vdekjen e 20 personave, plagosjen e 27 të tjerëve ndërsa 168 persona kanë marrë plagë të lehta.

rruget problematike

Sipas policisë nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar me gjobë 41.532 persona, ndërsa u është hequr leja e drejtimit të automjetit 192 personave.

Gjatë kësaj periudhe mësohet se janë arrestuar 220 persona për shkeljet që parashikon ligji, prej tyre 158 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 62 persona për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”

Akset Problematike

&#61623″>61623; Reps – Mirditë dhe Kols – Kukës – Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si
dhe mosrespektim i kufijëve të shpejtësisë.
&#61623″>61623; Harku Bërdice– Velipojë, mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar.
&#61623″>61623; Fier – Seman dhe Pushimi i shoferit – Divjakë, mungesësinjalistike dhe infrastruktura e dëmtuar.
&#61623″>61623; Ura e Dailanit – Plepa dhe Ura e Tapizës – Fushë Krujë,mosrespektim i sinjalistikës nga
këmbësorët dhe shpejtësi tej normave të lejuara.
&#61623″>61623; Tiranë-Krrabë, Krrabë-Elbasan, rrugë e pakualifikuar, mungesë sinjalistike, mosrespektim I
standarteve të kërkuara.
&#61623″>61623; Tiranë – Vorë dhe Kashar – Rinas, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë, ndërprerje e
rrugës nga këmbësorët dhe parakalime të gabuara.
&#61623″>61623; Në Tiranë (problematikë në trafik), Shkolla Teknologjike – Kombinat (infrastruktura
rrugore e dëmtuar dhe mungesë sinjalistike), Rruga e Unazës së Re (ndërprerje e rrugës
nga këmbësorët dhe mungesë sinjalistike), si dhe segmenti Bërryli – ATSH (mosrespektim i
sinjalistikës nga drejtuesit e mjeteve).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hoxha i Tiranës me mesazh të fuqishëm kundër Maqedonisë (Video)

Categories

Archives