Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

20 familje me kushte të vështira në Bujanoc do të përfitojnë nga një banesë


20 familje me kushte të vështira në Bujanoc do të përfitojnë nga një banesë


Është shpallur konkursi për përfituesit e 20 njësive banimi të cilat janë duke u ndërtuar në komunën e Bujanocit në kuadër të projektit Mbështetja në zbatimin e strategjive për të zhvendosurit, refugjatët dhe të kthyerit në Sërbi.

familje shqiptare
Të drejtën e marrjes së 15 prej këtyre banesave iu takon refugjatëve të cenueshëm dhe personave të zhvendosur , familjeve që jetojnë në qendrat kolektive “Salvatore dhe shkolla Teknike Çerdhja e fëmijëve, dhe Cigllana e vjetër në Bujanoc ndërsa 5 banesa do të u takojnë qytetarëve apo familjeve të cenuara nga komuna e Bujanocit. Në mënyrë që personi rrespektivisht familja të mund të realizoj të drejtën e shftytëzimit të njësisë së banimit duhet plotësuar kushte të cilat duhet të mirren në zyrën për refugjatë pranë komunës së Bujanocit dhe në qendrën për punë sociale tha Bajram Fejzullahu kryetar i komisionit për përzgjedhjen e shfrytëzuesve të banesave në fjalë. Këto banesa sipas kryetarit të komisonit pretendojnë të përfundojn në pranverën e vitit të ardhshëm dhe më në fund do të hiqet ajo pasqyrë e rëndë për komunën tonë e sidmos ata personat që për momentin jetojnë në kushte të mjerueshme banimi. Në aspektin e përgjithshëm dhe përkujdesjen e mëtutjeshme të kësaj ndërtese do të kujdeset qendra pë punë sociale.

Drejtori i këtij institucioni Njiazi Ahmeti tha, se meqë edhe komuna e Bujanocit është partnere në këtë projekt 5 prej këtyre banesa do ti takojnë personave apo qytetarëve të komunës sonë. Të drejtë për të përfituar banëse kanë ato familje me kushte tejet të rënda sociale ku qendra duke qenë gjithnjë afër kësaj kategorie do tëi dal në ndihmë gjithnjë. Konkursi mbetet i hapur deri më 11 dhejtor të këtij viti mirëpo sipas kryetari të komisionit me shumë gjasë do të shtyhet në afat të pacaktuar, mirëpo qytetarët do të jenë gjithnjë të nformuar si nëpërmejrt mjeteve tëinformimt apo në qednrën për punë sociale.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ka ndërruar jetë Reshat Bajrami, i arrestuari me rastin e aksidentit të policit në Tërrnoc

 

Categories

Archives