Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

20 dobite e hithrave



20 dobite e hithrave

H I T H R A T: Hithrat stimulojnë sistemin limfatik dhe fuqizojnë sistemin imunitar 2. Hithrat çlirojnë nga simptomat e artritit 3. Hithrat luftojnë alergjitë. 4. Ndihmojnë me diabetin 5. I japin forcë fetusit tek nënat shtatzëna dhe ndihmojnë me prodhimin e qumështit për gratë lehona 6. Çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve 7. Shkatërron gurët në veshka dhe ndihmojnë me shkarkimin e ujërave të tepërt 8. Ul tensionin e lartë të gjakut 9. Ndihmon me sëmundjet respiratore 10. Ndalon gjakderdhjen 11. Zvogëlon inflamacionin 12. Redukton rreziqet e kancerit të prostatës 13. Minimizon të vjellat 14. Shëron nga i ftohti 15. Lehtëson nga diarea 16. Ndihmon me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin 17. Duke u përdorur si larës goje, mbron dhëmbët nga problem të shumta 18. Ndihmon në trajtimet e sëmundjes së Alzheimer dhe sëmundje të tjera nervore 19. Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët 20. Mbron shëndetin e tiroideve, shpretkës dhe pankreasit

Si përdoren hithrat?

Mjafton të zieni hithrat në ujë të valuar dhe lëngun ta konsumoni çdo ditë. Megjithatë para se të bëni këtë duhet të konsultohuni me mjekun sepse hithrat mund të ndikojnë tek një sërë ilaçesh. Është provuar që nëse jeni duke marrë ilaçe për diabet dhe pi lëng hithre atëherë niveli i rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut dhe sheqernave në gjak do të ulet ndjeshëm. Përse djegin hithrat? Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë? Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë. Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid (i njëjti që gjendet në helmin e milingonave), por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla. Tani, kimistët fajësojnë tre kimikatë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës. Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionion si irritues. Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje. Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm. Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruarjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen.