Wednesday, 23/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

2 Përbërësit më të dobishëm që përmirësojnë tretjen dhe dhimbjen e kockave

2 Përbërësit më të dobishëm që përmirësojnë tretjen dhe dhimbjen e kockave

Uthulla e mollës e perzier me mjaltin permireson tretjen dhe redukton dhimbjet.
Përfitimet e uthulles se mollës

Eshte një nga mjetet më të mira natyrore që mund të përdorni për trajtimin e problemeve shëndetësore.Përfitimet e tij vijnë nga përbërësit e fuqishëm shërues, duke përfshirë acidin acetik, magnezin, kaliumin, enzimat dhe probiotikët. Acidi acetik shkatërron bakteret e dëmshme duke mbështetur rritjen e baktereve të dobishme.Ndihmon ne tretjen, lëkurën dhe sistemin imunitar pa asnjë efekt anësor.

Përfitimet e mjaltit

Mjalti është një agjent i shkëlqyer shërues për të gjitha llojet e sëmundjeve. Një lugë gjelle e këtij produkti nuk përmban kolesterol ose yndyrë por vetëm 64 kalori. Për më tepër, ajo është e pasur me aminoacide, vitamina dhe minerale si hekur, kalcium, fosfat, klorid natriumi, kalium dhe magnez.

Kombinimi i uthulles dhe mjaltit dhe pirja e kesaj perzierjeje në mëngjes do t’ju ofrojë shumë përfitime shëndetësore.

Përbërësit

1 lugë Mjalte
2 lugë Uthull molle
1 gotë Uje i ngrohte

Përgatitja

Shtoni uthull në ujë, perziejeni dhe shtoni mjaltin. Pini këtë pije esëll në mëngjes dhe do të vini re përfitimet e mëposhtme:

Nxit procesin e humbjes së peshës
Ndihmon lehtësimin e kapsllëkut dhe përmirëson tretjen
Zvogëlon inflamacionin
Ushqen lëkurën
Ndihmon në reduktimin e urthit.
Redukton frymën e keqe
Fuqizon energjinë tuaj
Trajton dhimbjet e fytit
Redukton presionin e gjakut dhe kolesterolin

Burimi :/educationofsoul.com

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

Categories

Archives