Monday, 20/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

17 LLOJE TË SADAKËS QË ÇDO MUSLIMAN DUHET T’I DIJË



17 LLOJE TË SADAKËS QË ÇDO MUSLIMAN DUHET T’I DIJË

17 LLOJE TË SADAKËS
QË ÇDO MUSLIMAN DUHET T’I DIJË

Sadaka nuk është vetëm e lidhur me paratë. Shpesh mendojmë se vetëm dhënia e parave nga të ardhurat tona është sadakë, mirëpo, në fakt, ka edhe shumë mënyra të tjera që mund ta japim sadakën.

Këtu në vijim, po i numërojmë 17 mënyra në të cilat mund të japim sadakë, përveç ndihmës financiare:

1. LUTJA (DUAJA)
Nëse vetëm bëjmë lutje për një person që na intereson ose për ndonjë person tjetër i cili ka kërkuar nga ne që të lutemi për të.

2. DITURIA
Përhapja e diturive dhe njohurive tek njerëzit që nuk mund t’i arrijnë ato.

3. KËSHILLA
Këshillimi i vëllezërve dhe motrave më të reja ose i njerëzve të tjerë që janë më të rinj se ne.

4. BUZËQESHJA
Biseda, takimi dhe përshëndetja e bukur e njerëzve me buzëqeshje në fytyrë.

5. NDIHMA
Ndihma e të varfërve dhe njerëzve që nuk mund ta ndihmojnë vetveten. Zgjidhja e problemeve të njerëzve mund të jetë një nga gjërat që mund t’i bëjmë.

6. KOHA
Ndarja e kohës për prindërit ose për bashkëshortin/en, gjithashtu është sadakë.

7. EDUKIMI
Edukimi i bukur i fëmijëve tonë, gjithashtu, është sadakë.

8. DURIMI NË KOHË TË VËSHTIRA
Duhet të jemi shumë të durueshëm, mos të bisedojmë me askënd për problemet tona dhe të mbështetemi në Allahun, Ai do t’i zgjidhë ato për ne.

9. PËRKUJTIMI PËR TË MIRË
Duhet t’i këshillojmë miqtë tonë të devijuar që të qëndrojnë në Rrugën e drejtë.





10. MOSBËRJA KEQ
Mos të planifikojmë gjëra të këqija, mos të dëmtojmë, as mos të mbysim asnjë qenie të gjallë.

11. TË FOLURIT ME BUTËSI
Kur flasim, mos të jemi të ashpër dhe të pakëndshëm, se Allahu nuk i do njerëzit kryelartë.

12. FALJA – NDJESA
Le t’i falim njerëzit që kërkojnë falje nga ne.

13. RESPEKTI
Le t’i respektojmë edhe të moshuarit edhe të rinjtë, ndërsa meritat t’ua japim vetëm atyre që i meritojnë.

14. TË BËHEMI PJESË E LUMTURISË SË DIKUJT
Le të jemi të lumtur për lumturinë e dikujt, mos të bëhemi xheloz.

15. VIZITA E TË SËMURËVE
Vizita e të sëmurëve, gjithashtu, është sunet i Pejgamberit tonë të dashur (savs).

16. LARGIMI I PENGESAVE NGA RRUGA
T’i heqim gjërat e dëmshme nga rruga, si gurë, thera e të ngjashme që mund t’i hasim në rrugën tonë.

17. UDHËZIMI I DIKUJT NË RRUGËN E DREJTË
Me fjalën ‘udhëzim’ këtu nënkuptojmë, që nëse e shohim dikend që është i devijuar, atëherë le ta drejtojmë në Rrugën e drejtë.

Edhe shpërndarja e këtij materiali, gjithashtu, është sadakë!

Velid Besjuni; IslamBosna.ba; Përshtati: Miftar Ajdini





Categories

Archives