Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

1/3 e grave europiane dhunohen

1/3 e grave europiane dhunohen

grate

Një e treta e grave të vendeve të Bashkimit Europian kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, disa që në vitet e para të adoleshencës, tregoi një studim i publikuar nga Agjensia Europiane e të Drejtave Themelore.

Studimi është i vërtetë për një total prej 62 milionë grash.

Ai mbetet më kuptimploti i zhvilluar ndonjëherë, me mbi 42 mijë gra që pranuan të intervistoheshin, duke ndihmuar në arritjen e përfundimeve sa më të besueshme.

Raporti i rekomandoi vendeve të Bashkimit Europian që ta trajtojnë dhunën shtëpiake si një problem publik dhe jo privat.

Gjithashtu, rekomandohej që ligjet që rregullojnë hetimin dhe ndëshkimin e krimeve seksuale duhet të rishikohen, për t’i dhënë më shumë të drejta e mbrojtje viktimave.

Studimi tronditës arriti në përfundimin se një në dhjetë gra kishte përjetuar një formë të abuzimit seksual që prej moshës 15-vjeçare, ndërsa 1 në 20 gra është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. / Top Channel

Një shkrim tjetër i dobishëm  Helmut Kohl planifikonte të dëbonte nga Gjermania gjysmën e turqve

Categories

Archives