Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

13 arësye pse unë jam musliman – Emanuel Adebajor

13 arësye pse unë jam musliman – Emanuel Adebajor

Z

Para disa muajve, futbollisti nga Togo, Sheil Emanuel Adebajor,

pranoj islamin dhe u bë një musliman i denjtë. Në një postim të tij, sipas tij, ai i ka treguar 13 arsye se përse muslimanët janë sikurse Isa (alejhiselam) dhe pasues më të denjtë se sa që mendojnë apo besojnë se janë krishterët:

 

Më poshtë i keni 13 arsyet e Adebajorit:

 

1. Isa (alejhiselam) ka deklaruar se Nuk ka Zot tjetër përveq Allahut siq ka deklaruar në Bibël (Deut 6:4, Mark 12:29) njëjtë siq edhe muslimanët e besojnë këtë të deklaruar në Kuran 4:171

 

2. Isa (alejhiselam) nuk e ka ngrënë mishin e derrit siq deklarohet në Bibël (Leviticus 11:7) dhe siq nuk e hajnë muslimanët siq deklarohet në Kur’an (6:145)

 

3. Isa (alejhiselam) ka përshëndetur me fjalën SELAM ALEJKUM (Paqja e Zotit qoftë mbi ju) siq deklarohet në Bibël (Gjon 20:21) njëjtë siq muslimanët përshëndeten me njëri-tjetrin

 

4. Isa (alejhiselam) gjithnjë thoshte “In sha Allah” (Nëse do Allahu) përderisa muslimanët këtë e përdorin cdoherë para se të premtojnë diqka siq mësohet edhe në Kur’an (18:23-24)

 

5. Isa (alejhiselam) i ka pastruar fytyrën, duart dhe këmbët e tij para se të falej, njësoj siq bëjnë edhe muslimanët para namazit.

 

6. Isa (alejhiselam) dhe profetët e tjerë nga Bibla, faleshin me kokën e tyre në tokë siq spjegohet në BIbël (Mateu 26:39) siq e bëjnë edhe muslimanët që përshkruhet edhe në Kur’an (3:43)

 

7. Isa (alejhiselam) kishte mjekërr dhe vishej me rrobe të gjera. Kjo është sunnet për muslimanin.

 

8. Isa (alejhiselam) e ka ndjekur ligjin (urdhërin e Zotit) dhe ka besuar në të gjithë profetët siq ceket në Bibël (Mateu 5:17) siq e bëjnë edhe muslimanët të mësuar nga Kur’ani (3:84 dhe 2:285)

 

9. Merjemi, nëna e Isës (alejhiselam) është veshur me modesti duke e mbuluar të gjithë trupin dhe duke vendosur edhe shami (hixhab) siq na tregon edhe vetë Bibla (Timonth 2:9, Geneza 24:64-65 dhe Korintian 11:6). Muslimanet gjithashtu veshen me modesti njëjtë siq na mëson Kur’ani (33:59)

 

10. Isa (alejhiselam) dhe pejgamberët/profetët e tjerë që përmenden në Bibël, kanë agjëruar 40 ditë siq mësohet nga Bibla (Eksodi 34:28, Danieli 10:2-6, dhe Mateu 4:1). Muslimanët gjithashtu agjërojnë përgjatë Muajit të Ramazanit. Muslimanët obligohen të agjërohen 30 ditë siq urdhërohen në Kur’an (2:183) ku ka edhe nga nga ata që shkojnë edhe më tutje duke e vazhduar edhe me 6 ditë të tjera që të rrisin shpërblimin.

 

11. Isa (alejhiselam) mësonte të thoshte “SELAM” (paqe) sa herë që hynte në shtëpinë e tij, siq na tregohet në Bibël (Lluka 10:05) dhe gjithashtu përshëndeste njerëzit e shtëpisë me “Selam alejkum” (paqja qoftë mbi ju) siq bëjnë edhe muslimanët saktësisht siq ka bërë dhe na ka mësuar Isa (alejhiselam). Kur ne hyjmë në shtëpitë tona apo të tjera themi “BISMILAH” (Me emër të Allahut) dhe përshëndesim me “SELAM ALEJKUM!” (paqja qoftë mbi ju) siq jemi mësuar nga Kur’ani ( 24:61).

 

12. Isa (alejhiselam ) ishte i rrethprerë (ishte bërë synet). Rrethprerja është një ndër 10 veprat obligative që një mashkull duhet ti praktikojë. Sipas Biblës (Lluka 2:21) Isa kishte 8 ditë jetë kur kishte bërë rrethprerjen. Në Tewrat, Allahu ja sqaroj Ibrahimit (alejhiselam) se rrethprerja është një “obligim i përjetshëm” (Gjeneza 17:13). Në Kur’an (16:123) muslimanët obligohen ta pasojnë fenë e Ibrahimit (alejhiselam). Muhamedi (alejhiselam) ka thënë “Ibrahimi alejhiselam e ka bërë vetë rrethprerjen kur ishte vetëm tetë vjeqar” ( Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi)

 

13. Isa (alejhiselam) fliste “aramaikisht” dhe Zotit i thoshte “Elah”, që theksohet njëjët sikurse “Allah”.Gjuha “Aramaik” është një gjuhë e lashtë Biblike. Kjo është një nga gjuhët Semitike ku gjithashtu përfshihet edhe gjuha Hebreje, Arabe, Etiopiane, Asirianja e lashtë dhe gjuha Babilonase e Akadianit.

 

Tani, na thuani ju lutem kush është pasues i vërtetë i Isës (alejhiselam)? Eshtë e kjartë se Muslimanët. Tani unë besoj se unë jam pasues i vërtetë i Isës, Paqja e Zotit qoftë mbi të!

 

(Marrë nga http://www.theheraldng.com/13-reasons-why-i-am-a-muslim-emmanuel-adebayor/)

 

Categories

Archives