Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

12 vjeçarja Izabela ka nevojë për ndihmën tuaj!


12 vjeçarja Izabela ka nevojë për ndihmën tuaj!


Endrra e saj është që kur të rritet të bëhet mjeke, në mënyrë që tu shërbejë njerëzve, po sot është ajo që ka nevojë për ndihmë emergjente. Kjo është 12-vjeçarja Izabela Bylyku nga Elbasani, e cila vuan nga një deformim i rëndë i gjymtyrëve. Deri tani, ajo u është nënshtruar 8 operacioneve, por ende nuk ka përmirësime të dukshme.

izabela 12 vjecare

Për këtë nevojiten edhe 3 ndërhyrje të tjera kirurgjikale, që prindërit e vogëlushes kanë marrë sigurinë nga një grup mjekësh të Shkupit të Maqedonisë, por që pamundësia financiare i vë ata përballë një vështirësie, ku nuk mund të përballojnë operacionet, që do të mundësonin një jetë normale për vajzën e tyre.

Izabela bën thirrje për ndihmë, ajo shprehet se: “Kërkoj të më ndihmojnë, sepse unë kam bërë 8 operacione deri tani, duhen edhe 3 të tjera, por janë shumë të kushtueshme dhe familja ime nuk e përballon dot”.

Vogëlushja e stërmunduar nga kjo sëmundje nuk do të dorëzohet para saj, edhe pse vazhdon të dergjet në shtrat. Madje ajo beson se do ta mposhtë atë dhe endërron një ditë të bëhet mjeke.

Prindërit e 12-vjeçares, Saimir dhe Etleva Bylyku, tashmë që fati i saj varret nga gjetja e burimeve financiare për kryerjen e operacioneve, apelojnë për ndihmë.

Babai i 12-vjeçares, u shpreh për “News 24”, se: “ Fatmirësisht e çuam në Shkup, atje na u dha kjo mundësi, i kemi bërë një operacion në datën 16, në datën 20 duhet operacioni i dytë, dhe duhet të vazhdojmë gradualisht”.

Ndërsa nëna e 12-vjeçares u shpreh se: “Kush na dëgjon, familjarë të thjeshtë, shteti, qytetarë apo kujt t’i lindë zemra të na ndihmojë, të mendojnë si për fëmijën e tyre”.

Megjithëse, e sëmurë rëndë, Izabela është e shkëlqyer në mësime. Mësuesja e saj u shpreh se: “Është një nxënëse shumë e mirë, përgatitet rregullisht, i bëj thirrje komunitetit, prindërve, biznesmenëve të lagjes nëse kanë mundësi ta ndihmojnë këtë vazjë”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  T'a ndihmojme Endritin

Për kryerjen e këtyre operacioneve të 12- vjeçares, nevojiten 25 mijë euro. Për të shpëtuar jetën, prindërit kanë nxjerrë gjithçka në shitje, gjithçka kanë pasur por edhe kjo s’ka mjaftuar. Tashmë e vetmja shpresë e tyre mbetet ndihma e të tjerëve.

Të njëjtit e kërkojnë këtë ndihmë dhe shpresojnë në përkrahje nga shqiptarët e Maqedonisë.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë kësaj vajze mund të njëjtën ta bëjnë në xhiro llogarinë e të atit të saj Saimir Bylyku – 402910500002, Pro Credit Bank – Shqipëri si dhe në nr e kontaktit 071/696-786.

Categories

Archives