Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

12 vite nga masakra ndaj shqiptarëve, krimineli lartësohet si hero!


12 vite nga masakra ndaj shqiptarëve, krimineli lartësohet si hero!


D64C601A1D0484304D1DB3B468294C96

Elida Zylbeari

 

Sot shënohen 12 vjet nga masakra e vitit 2001 në fshatin Luboten në të cilën forcat maqedonase vranë dhjetë shqiptarë, dogjën 14 shtëpi dhe arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 shqiptarë.

Një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit anëtarët e një njësie policore të komanduar prej Johan Tarçullovskit kryen një sulm të paligjshëm në Luboten ku u vranë gjashtë vjeçari Erxhan Aliu, Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami, Atulla Qaili.

Deri më tani vetëm Tarçullovski u dënua me burg për këtë krim, “heroi” i sotëm i Qeverisë i cili tani është i lirë pasi ka vuajtur 8 vite burg dhe u prit në mënyrë madhështore nga po kjo Qeveri. I akuzuari i parë, ministri i Brendshëm i asaj kohe Ljube Boshkovski në mungesë provash u lirua nga akuza dhe u prit në të njëjrën mënyrë por ai sot është “tradhtari” ai gjendet në burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

I dënuari për krime lufte ndaj shtatë shqiptarëve gjatë vitit 2001, Johan Tarçullovski në prill të këtij viti  zbriti në aeroportin e Shkupit. Kryeministri dërgoi avion qeveritar deri në Gjermani ta merr atë ndërsa e priti me përqafim kur zbriti nga i njëjti.

Gruevski, “heroit” të kombit si që e konsiderojnë shumica e maqedonasve,  i dhuroi flamurin e Maqedonisë para Qeverisë.

Banorët e Lubotenit dhe shqiptarët e Maqedonisë u shprehen të revoltuar nga pritja e tillë e Qeverisë.

“Dy vëllezër i kemi humbur, unë kam qenë 13 vjet e gjysmë, i burgosur me dy vëllezërit e tjerë, babai ka qenë I plagosur, edhe dy djemtë e axhës i kemi pas të vrarë. Ajo nuk harrohet asnjëherë, por kjo tash me lirimin e këtij, Qeveria që e ka bë pagesën me shkue me marr kjo domethënë për banorët e fshatit Luboten, jo vetëm për ne, është një vrasje e dytë. Faktikisht kriminelin e lirojnë, unë nuk di çka të them, me lirue një kriminel. Qeveria jonë çka është në pushtet edhe e përkrah këtë, unë nuk di çka të them më shumë. Ka qenë shumë keq, unë për veti nuk mund ta paramendoj se ka qenë shumë një rast i keq, ka qenë një masakër e keqe, me vra 6 vjet fëmijë edhe prapë me u lirue, unë nuk di çka të them”, u shpreh në prill Mevludin Bajrami, familjar i viktimave. 

Ndërsa në Facebook qarkullojnë komente të tilla si: “Pra, atë që Gjykata Ndërkombëtare e ka shpallë “kriminel lufte” Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpall hero, pra jo partia VMRO-DPMNE, jo “Dostoinstvo”, jo “branitellat”, por vetë Qeveria. Kjo i bie që kjo qeveri e miraton veprimin e tij në vitin 2001. Kjo i bie që Johani nuk ka pasur faj, por fajin e kanë pasur lubotenasit që kanë qëlluar në rrugën e plumbave të tij. Dhe, sipas kësaj logjike, i bie që lubotenasit duhet t’i kërkojnë falje Tarçullovskit për vrasjet që ai i ka bërë në Luboten”.

Për më shumë, si duket nuk mjaftuan pritjet solemne me avion zyrtar si dhe as hapësira mediale që i përkushtohet për çdo ditë kriminelit të dënuar për krime lufte duke e lartësuar atë si hero, Johan Tarçullovski, ai tani duhej të ishte figura kyçe e festimeve të Qeverisë për dy Ilindenët.

Personi i shpallur nga Gjykata e lartë ndërkombëtare e Hagës për ngjarjet e vitit 2001 në fshatin Luboten të Shkupit ku u masakruan pleq dhe fëmijë shqiptar civil të pafajshëm, që sipas analistëve duhet madje së bashku me Qeverinë tu kërkojë falje shqiptarëve, ishte kalorësi kryesor në ceremoninë në Krushevë duke mbajtur flamurin në dorë dhe i hipur mbi kalë. Këtë trajtim disa nga mendjet kritike maqedonase e kanë krahasuar me atë të qeverisë serbe që e kishte me kriminelin e njohur serb,  kasapin e shqiptarëve Zhelko Razhnjatoviç Arkan. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  BFI: Ndalesa e Ezanit manipulim i përkrahur nga organe shtetërore

Categories

Archives