Monday, 22/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

12 ushqime të shëndetshme dhe shëruese


12 ushqime të shëndetshme dhe shëruese


Si pjesë e një diete te shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol te rëndësishëm duke ndihmuar trupin tonë që të funksionojë në mënyrë optimale.

Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë bart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterinës, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë KALIUM (potasium). Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes së gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershitë

Kur flasim për ushqimet më të shëndetshme aty kemi edhe qershitë. Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropik që mund të jetë i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por, nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufton kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgatiten. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të qelizave. Por, struktura qelizore e këtij fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa natrium (sodium) që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e din çfarë duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjest0iv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën ushqimet më të shëndetshme.

Lakërishtat

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 përqind. Gram për gram ofron vitaminë C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitaminë A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtëse.

Spinaqi

Ju e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni ditë se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe demences (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët

Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ku qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin; konsumimi i qepës ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës se urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.
Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakra

Lakra është një shtëpi përplot me vitaminë K dhe C. Vetëm një grusht me lakër ofron 91 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminë K, 50 përqind të vitaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitaminë B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakra ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.

Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filxhan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prapë më shumë se portokalli), gati ka po aq vitaminë K, dhe rreth përgjysmë të sasisë së rekomanduar ditore të Vitaminës A, së bashku me folate, fibër, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmban gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku e ke brokolin!

Lakra Jeshile (para)

Lakra Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filxhan me lakër jeshile te ziera përmbajnë 1328 përqind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filxhan me flet të luleradhiqeve ofron 535 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibrës dhe kaliumit. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitaminë A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e dini që është nga ushqimet e shëndetshme shëruese, a do të ndryshoni mendim, a do filloni ta konsumoni?

Këto janë pra ushqimet e shëndetshme qe duhet t’i bëni pjese te dietës suaj. /PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mënyrë e thjeshtë për ta përmirësuar përqendrimin
Tags:

Categories

Archives