Friday, 20/4/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

12 shenja që Allahu të do

12 shenja që Allahu të do

1. Nëse ta ka dhuruar fenë dhe udhëzimin, dije se Allahu të do. 2. Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta dëgjojë zërin tënd në lutje-dua. 3. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri dhe ti e përdor edhe për nevojtarët, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të japë më shumë. 4. Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se Ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur. 5. Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët. 6. Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do! Andaj bëhu i sinqertë ndaj Tij. 7. Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti hamdin dhe falenderimin. 8. Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu do dhe dëshiron ta provojë imanin (besimin) tënd. 9. Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë se ajo. 10. Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t’i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet. 11. Nëse të ka dhënë namazin, agjërimin, kur’anin, dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore, por puno me to. 12. Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do. Allahu të do, e si mos ta duash ti Allahun? Allahu të ka dhëne shumë, si ka mundësi të mos ia dhurosh dashurinë?

Categories

Archives