Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

12.000 fëmijë të vrarë në Siri


12.000 fëmijë të vrarë në Siri


Numri i fëmijëve të vrarë nga regjimi sirian i Bashar al Asad është 12.000, tha Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut.

femijet siri

Rreth 12,000 fëmijë janë vrarë dhe 300.000 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve nga forcat e regjimit në Siri, në mes të marsit 2011 dhe nëntorit 2013. Në mesin e viktimave të regjistruara, 8413 ishin djem dhe 3614 vajza.

Deklarata e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se 560 fëmijë janë vrarë nga objekte të mprehta, 92 ishin të torturuar dhe vrarë, dhe 10 prej tyre vdiqën nga uria. Në mesin e fëmijëve të vrarë, 2.344 ishin të moshës nën 10 vjet dhe 391 ishin bebe.

Rrjeti tregoi gjithashtu se në Siri janë arrestuar rreth 215,000 disidentë, ku 9.000 prej tyre janë fëmijë. Një total prej 1.6 milion fëmijë janë zhvendosur. Ky numër mendohet të jetë edhe më i madh, pasi 12.000 viktimat e regjistruara janë dokumentuar me pamjet video, foto dhe karta identiteti, ndërsa mijëra të tjerë ende nuk janë raportuar. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kur dikush trishtohet gjatë gjumit

Categories

Archives