Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

111 miliardë dollarë janë transferuar ilegalisht nga Ballkani


111 miliardë dollarë janë transferuar ilegalisht nga Ballkani


Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur 111 miliardë dollarë nga transferet e paligjshme financiare përmes krimit, korrupsionit dhe fshehjes së tatimeve.

euro
Kjo humbje ka ndodhur për periudhën nga viti 2001″>2001 – 2010, ndërsa studimi i përbashkët i Organizatës Global Financial Integrity (GFI) dhe Institutit Adratik për Politika Publike (AI) nga Zagrebi, nën përkujdesjen e ekonomistëve të shquar Raimond Beiker, Dev Ker dhe Natasha Srdoq.

4, 6 miliardë dollarrë është shuma që nga Maqedonia përmes rrugëve ilegale është transferuar në vendet e tjera gjatë periudhës 2001″>2001 – 2010. Sipas GFI, bëhet fjalë për para të vjedhura përmes krimit, korrupsionit dhe veprimeve të ndryshme të evazionit tatimor.

Por, studimi do të përfshijë një raport të detajuar për çdo vend të Ballkanit Perëndimor për periudhën prej 21 viteve të fundit. Hulumtimi do të fokusohet në transaksionet dhe transferet ilegale financiare, politikat e fshehjes së tatimeve, krimit dhe korrupsionit, ndërsa në fokus do të jenë vendet si: Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

Nga rezultatet e para të GFI theksohet se Ballkani nga viti 2001″>2001 deri 2010 ka humbur më shumë se 111 miliardë dollarë nga këto dukuri, shkruan INA.

“Transferet e paligjshme të kapitalit e rrënojnë zhvillimin ekonomik, rrisin inflacionin, nxisin korrupsionin dhe zvogëlojnë të ardhurat tatimore, por në një aspekt tjetër shkaktojnë edhe çrregullim në të ardhurat. Transferet e paligjshme nga vendet e Ballkanit kanë pasoja serioze”, deklaroi Raimond Beiker, kryetar i GFI. Studimi do të prezantojnë shumë raste dhe analizia të pastrimit të parave dhe aktiviteteve kriminale që kanë ndikuar dhe kanë ndihmuar çdo vend ballkanik. /albeu/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Vatikani: Lufta në Siri rrezikon të zgjerohet në konflikt global

Categories

Archives