Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 ushqimet më të shëndetshme për floket tuaj

10 ushqimet më të shëndetshme për floket tuaj

Sipas nutricionistes Lisa Drayer,autore e “The Beauty Diet” flokët për të qënë të bukur, siç do pjesë tjetër e trupit kanë nevojë për një kujdes të veçantë, një dietë të veçantë ushqimore.

Sipas Lisa Drayer,ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale forcojnë folikulin e flokut dhe rrisin vaskularizimin e gjakut në zonën e skalpit dhe si rrjedhojë do kemi floke më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.

Në librin e Drayer “The Beauty Diet”,ushqimet e rekomanduara për flokë sa më shëndetshme janë:

1.SALMONI
Përvecse i pasur me proteina dhe vitamine D, salmoni përmban dhe acidet yndyrore Omega 3, që ndihmojnë për të mbajtur të hidratuar flokët dhe skalpin tuaj.

2.ARRAT
Nga grupi i frutave të thata janë të vetmet që kanë një sasi të konsiderueshme omega 3 në përmbajtjen e tyre. Janë gjithashtu të pasura me biotinë dhe vitaminë E gjë që kanë efekt anti-oksidant. Sipas Drayer, sasitë e vogla të biotinës në organizëm mund të çojnë në rënie të flokut.

3.MIDHJET
Midhjet janë të pasura me zink, mungesa e të cilit con në rënie të flokut madje edhe të qërpikëve si dhe në tharje të skalpit. Zinku mund të sigurohet edhe nëpërmjet dritherave të fortifikuara, bukës së zezë por midhjet kanë dhe një nivel të konsiderueshëm proteinash.

6.PATATET E EMBLA
Patatet e embla janë një burim i shkëlqyer i anti-oksidantit Betakarotene i cili në trupin e njeriut kthehet në vitamine A. Pothuajse cdo qelizë e trupit nuk funksionon dot pa sasi të mjaftueshme të vitaminës A në trupin tonë. Vitamina A merr pjesë edhe në prodhimin e yndyrës së flokut dhe sasi të vogla të saj në organizëm çojnë në tharje të skalpit, kruajte të tij dhe zbokth.

5.VEZA
Si një burim kryesor proteinik për organizmin tonë, veza është e pasur gjithashtu me zink, selen, squfur dhe hekur. Hekuri është vecanerisht i rëndësishëm sepse ndihmon në transportimin e oksigjenit në folikulin e flokut dhe sasi të vogla hekuri në organizëm ( gjendjet anemike) janë një shkaktar kryesor i renies së flokut të njeriu dhe veçanerisht te femrat.

6.SPINAQI
Hekuri, Betakaroteni , Acidi folik dhe Vitamina C që gjenden në spinaq ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm flokun dhe lekurën e kokës

7.THJERREZAT
Janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, zinku dhe biotinë.

8.KOSI I BARDHE
Kosi i bardhë është shumë i pasur në vitamine B5 dhe vitamine D, të dyja të rëndësishme për shendetin e flokut tuaj.

9.BORONICAT
Janë shumë të pasura me vitamine C që është e rendësishme për qarkullimin në enët e vogla të gjakut që ushqejne folikulin.

10.PULA
Pulat janë të pasura me proteina, zink, hekur dhe kompleksin e vitaminave B që ndihmojnë për të mbajtur flokët të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Categories

Archives