Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem



10 Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem

Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem

Mrekullitë janë konsideruar si vepra të Zotit, që në çfarëdo mënyre i thyejnë ligjet e natyrës ose ndërhyjnë tek ato për të shkaktuar disa ndodhi mahnitëse. Njerëzit e devotshëm synojnë që të kenë një besim të fortë në mrekullitë mbi bazën se Allahu mund të bëjë çfarë të dëshirojë dhe mund të ndërhyjë dhe të shkëpusë ligjet e natyrës si të dojë Ai.
Njëri ndër qëllimet kryesore të mrekullive ishte për të vërtetuar se mesazhi i atij Pejgamberi është i vërtetë nga Allahu i Lartësuar.

Mrekullitë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem janë të shumta, numri i tyre është më shumë se një mijë, por ne do të përmendim disa prej tyre.

1- Kurani Kerim: Është mrekullia ma e madhe e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, siç thotë Allahu për të në Kuran: ”Atij nuk mund t’i vishet e pavërteta nga asnjë anë është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” (Fusilet: 42) Gjithashtu Allahu i Lartësuar për këtë libër thotë duke treguar për madhërinë e tij: “Thuaj: “Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin.” (Isra: 88)
Kurani është mrekulli deri në Ditën e Kiametit.

2 – Ndarja e Hënës: Pasi mushrikët kurejshë kërkuan nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem ndonjë mrekulli, Muhamedi salallahu alejhi ue selem bëri me dorë nga Hëna, kur Hëna ishte e plotë, e rrumbullakët, ajo u nda në dy pjesë; njëra pjesë shkoi në një anë të horizontit kurse pjesa tjetër shkoi në anën tjetër dhe përsëri u bashkuan, siç e përshkruan këtë mrekulli Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: “Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e Hëna është çarë (në dysh).” (Kamer: 1)
Në librat e historisë në Indi është përmendur kjo ngjarje, se si ata e kanë parë Hënën se si është ndarë në dy pjesë dhe është bashkuar përsëri.

3 – Tkurrja e Tokës: Allahu i Lartësuar ia tkurri tokën Muhamedit salallahu alejhi ue selem para syve të tij dhe e pa atë në tërësi prej lindjes e deri në perëndim. Allahu i tha se sundimi i tij do të mbërrinte deri atje ku e kishte parë.

4 – Vajtimi i trungut të palmës së hurmës: Pasi Muhamedi e kishte zakon që kur ju ligjëronte sahabëve ngrihej mbi atë trung të palmës së hurmës, që të shihej e të dëgjohej sa më mirë, kur i ndërtuan një minber dhe e braktisi trungun e hurmës e u ngrit mbi minber, atëherë trungu filloi të qajë me zë të lartë derisa e dëgjuan të gjithë ata që ishin në xhami, derisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem zbriti nga minberi dhe vendosi dorën e tij mbi të, e pastaj u ndal dhe vetëm dëneste nga mërzia e largimit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem nga ai.





Hasan Basriu, Allahu e mëshiroftë, kur mbante ders, u thoshte njerëzve se trungu i hurmës i ngurtë e donte Muhamedin salallahu alejhi ue selem e qante për të, kurse se ju me gjak e mish e shpirt nuk po qani për të e nuk po nxiteni që sa më shumë të mësoni historinë e tij, Sunetin e tij e ta praktikoni.

5 – Burim i ujit ndërmjet gishtërinjve të tij: Këtë hadith e shënon Imam Buhariu.
6 – Tesbihu i guralecëve në dorën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

7 – Tesbihu i ushqimit kur e vendosën pranë tij. E shënon Buhariu.

8 – Selami nga gurët dhe drunjtë për të.

9 – Të folurit e kofshës së helmuar, që e lajmëroi se ishte e helmuar. E shënon Buhariu.

10 – Ankesa e devesë te Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Deveja kishte shkuar tek Muhamedi salallahu alejhi ue selem dhe ishte ulur pranë tij dhe kishte filluar të qante me lot. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Ku është pronari i kësaj deveje?” Pasi ai erdhi, Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mua kjo deve po më ankohet se ti e mundon shumë dhe e lë shumë të uritur.” E shënon Buhariu.

Përzgjodhi: Hevzi Kadriu