Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 mënyra për ta dashur bashkëshortin tënd


10 mënyra për ta dashur bashkëshortin tënd


trendafila rose

1. Absolutisht mos fol në lidhje me problemet tuaja bashkëshortore me secilin (secilën) që njeh, as nën pretekstin e të kërkuarit ndihmë!

2. Bëhu e dashur (e sjellshme) me vjehrrën në të njëjtën mënyrë siç do të doje që bashkëshorti yt të jetë i sjellshëm me nënën tënde.

3. Mësoi të gjitha të drejtat dhe obligimet e njëri-tjetrit në Islam.
Fokusohu në përmbushjen e obligimeve t’ua, e jo në kërkimin e të drejtave t’ua (të cilat padyshim se bashkëshorti obligohet të t’i plotësojë).

4. Vrapo për tek dera kur ai vjen në shtëpi, sikur je duke e pritur atë. Buzëqeshi atij dhe përqafoje.

5. Mbaje shtëpinë të pastër, së paku në nivelin të cilin ai e dëshiron.

6. Komplimentoje atë në gjërat të cilat ai nuk është aq sigurtë në vete (në dukjen e tij, në intelegjencën e tij, etj).
Kjo do të ndërtojë vetëbesimin e tij.

7. Nëse ai nuk është në disponim të mirë, jepi atij pak hapësirë. Ai do të qetësohet shpejtë, in sha Allah.

8. Bëjë shaka. Nëse nga natyra nuk je qesharake, kyçu në internet dhe lexo disa shaka dhe pastaj tregoja ato – atij.

9. Tregoji atij se t’i je gruaja më e mirë dhe komplimentoje veten në disa gjëra në të cilat t’i e di se je e mirë (e shkathët) në to.

10. Tregoji atij se ai është bashkëshorti më i mirë dhe se je e kënaqur me të gjithmonë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan organin e saj (nuk bën zina – imoralitet), dhe i nënshtrohet burrit të saj, do t’i thuhet asaj: Hyn në Xhennet prej cilësdo derë të dëshirosh prej dyerve të Xhennetit.”1

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të luftojmë kancerin?

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Ibn Hibbani, Ahmedi dhe të tjerët. Shejh Albani, rahmetullahi alejhi ka thënë se hadithi është hasen-sahih. Shih: ”Adab ez-zifaf.”

Tags:

Categories

Archives