Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 këshilla për të pasur një miqësi të shëndetshme

10 këshilla për të pasur një miqësi të shëndetshme

Historitë e miqësisë shkruhen çdo ditë dhe për një kohë të gjatë. Të kesh një miqësi të bukur dhe të sinqertë, me shumë ndërlikime, kërkon sforcime të mëdha. Miqësia mund të pësojë goditje të forta dhe rënie të mëdha nga të cilat është e rëndësishme të mësosh dhe t’i kapërcesh, pse jo dhe t’i “përkëdhelësh”. Miqtë janë familja që kemi zgjedhur dhe për këtë, meritojnë ndonjë përkushtim më shumë nga ana jonë.

Ja 10 këshilla për të pasur një miqësi të vërtetë:

Pranoni defektet e miqve

Ai/ajo është gjithmonë me vonesë, ndërsa ju jeni shumë të përpiktë? Është paksa kurnac/e, ndërsa ju jeni gjithmonë gati për t’i ofruar një xhiro për të pirë kafe apo për të dalë për drek? Diferencat janë normale dhe nëse nuk keni ngjashmëri në total, nuk mund të bëni gjë tjetër veçse t’i pranoni këto defekte të vogla. Richard Templar, autori i librit “Rregullat e dashurisë”, na kujton se “nuk mund t’u kërkojmë miqve tanë që të ndryshojnë. Nëse i ke përzemër, i pranon ashtu siç janë”. Nga ana tjetër, edhe neve nuk do të na pëlqente që të na e kërkonin këtë gjë. Dhe mbi të gjitha, bota është mjaftueshëm e madhe për të zgjedhur miqtë që na përngjajnë, apo që na kuptojnë. Ndryshe nga familja, jemi të lirë të vendosim se më kë të krijojmë një marrëdhënie miqësie. Ndërkohë, nëse defektet janë të shumta, në atë rast bëhet e nevojshme t’i ndërprisni marrëdhëniet.

Bëhuni të disponueshëm

Nëse dëshironi të krijoni një miqësi që ia vlen, është e rëndësishme që të pranoni defektet e përbashkëta dhe të përpiqeni të jeni një mik/mikeshë i/e mirë ku mund të mbështeten në çdo moment. Përpiquni të jeni të pranishëm kur kanë nevojë për ju dhe pranoni faktin që kur gjithçka u shkon mirë, bëhen më pak të “gjallë”. Të jesh një mik i mirë do të thotë të jesh prezent në momentet e mira, por mbi të gjitha në ato të këqija. Sepse nëse nuk mund të jeni të disponueshëm kur një mik/e ka nevojë për ju, a ka më kuptim të flasësh për miqësi?

Mos jepni shumë këshilla

Kur shihni se një mik bën një gabim, ose është pranë asaj faze, ju keni tendencë që t’i jepni shumë këshilla. Edhe pse mund t’ju kërkojnë mendimin tuaj, tregohuni të matur që të mos e teproni me këshillat. Për sa u përket argumenteve të rëndësishme, opinionin tënd mbaje për vete. Me kalimin e kohës nuk do të pendohesh aspak.

A shkojnë bashkë miqësia dhe paratë?

Nëse merrni borxh dhe nuk ia ktheni më, ekziston rreziku që gjysma e miqësisë tuaj të marrë fund. E njëjta gjë ndodh edhe me objekte të tjera. “Të merrni borxh makinën dhe ta ktheni me defekt, librat dhe të mos t’ua jepni më, shtëpinë dhe ta lini në një gjendje të keqe, janë të gjithë elemente që vënë në rrezik miqësinë që mund të keni krijuar”.

Kush prish, paguan

Nëse mikja juaj ka pasur mirësinë t’ju jap para borxh, veshje, një çantë, ose një libër, përpiqu që t’ia ktheni në të njëjtën gjendje. Ndonjë vështirësi financiare natyrisht mund të ndodhë, ashtu si edhe një incident. Ndaj nëse prishni një gjë të marrë borxh, atëherë duhet ta zëvendësoni duke blerë po të njëjtën gjë, ky është çmimi i miqësisë. Tregoni besimin tuaj të mirë.

Mos kritikoni “gjysmën” e tij/saj

Mos ndoshta mikja juaj është e martuar me një mashkull që nuk e respekton? Apo e gruaja e mikut tuaj është paksa e çmendur? Bëni kujdes në shprehjen e menjëhershme të opinioneve mbi të “ardhurit e rinj”. Do të ishte mirë që në fillim të tregonit anën tuaj të mirë duke iu ofruar miqësi. Mbase me kalimin e kohës, ndoshta do të kuptoni se mund ta keni pasur gabim. Në të kundërt një frazë të tillë si “të pata thënë”, do të ishte mirë që ta mbani për vete dhe jo t’ua thoni menjëherë miqve tuaj.

Mos gjykoni menjëherë

Nëse një mik apo mikeshë e juaja vjen me shumë vonesë në takim, mos filloni ta gjykoni menjëherë pa ditur arsyet e vërteta. Fundja edhe juve mund t’ju ketë ndodhur një gjë e tillë për shkak të një ndodhie të papritur. Mësohuni të jeni të durueshëm për çdo gjë.

Mbani kontaktet

Nëse jeta ju ka ndarë dhe nuk jetoni më në të njëjtin qytet, në ditët e sotme është shumë e thjeshtë t’i mbani kontaktet me miqtë. Një mesazh në rrjetet sociale, një SMS ose një email lejojnë që të pyesni “si jeni”, për të ditur nëse fëmija i tyre është mirë. Miqësitë e forta nuk e vuajnë distancën. Miqtë e vërtetë e nisin bisedën e tyre pikërisht atje ku e kanë lënë, sikur të jenë përshëndetur një ditë më parë.

Dhuratat kultivojnë miqësinë

Nuk është vetë dhurata, se sa simbolika që ka me të vërtetë rëndësi. Dhurata, mendimi që ofrohet për një ditëlindje, ose pa asnjë rast special, e zgjat më shumë një miqësi. Shpesh dhuratat reflektojnë ndjenjat që ekzistojnë për personin tjetër. Dhurata nuk duhet të jetë patjetër e shtrenjtë për t’u pëlqyer.

Mësoni të kërkoni falje

Keni bërë gabime të pajustifikueshme? I keni lënduar, apo tradhtuar? Nëse miqësia rrezikohet për fajin tuaj, atëherë është mirë që të mësoni të kërkoni falje. Shpesh kjo gjë është e vështirë për ta bërë, por nëse keni me të vërtetë respekt për mikun apo miken tuaj dhe dëshironi që miqësia të vazhdojë, atëherë pranoni gabimet tuaja dhe bëhuni altruistë. Kjo është një provë e shpëtimit të miqësisë.

Categories

Archives