Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

10 fakte rreth armeve kimike


10 fakte rreth armeve kimike


armet kimike stop

1. Sarin eshte nje agjent nervor i cili shkakton percarje te renda te sistemit nervor dhe nderhyn ne kontrollin e muskujve dhe funksionit te organeve.

2. Ekspozimi ndaj dozave me te vogla te sarin mund te jete vdekjeprures. Demtimi mund te ndodhe ne kohen e nje minuti.

3. Sarin nuk ka ere, shije apo ngjyre.

4. Nder agjentet nervore qe avullojne me shpejt, sarin eshte teper reagues dhe paraqet nje kercenim te menjehershem.

5. Mbrojtja me e mire ndaj Sarin eshte shmangja e ekspozimit.

6. Nevojitet largimi nga zonat e prekura brenda mundesive. Nese ekzistojne mundesite, duhet tentuar te mbyllja ne nje dhome duke mbyllur hapesirat e ventilimit dhe duke bllokuar hapesirat e dyerve e dritareve me peshqire te lagur.

7. Sarin ne forme te lengshme ne lekure, duhet te fshihet dhe lahet menjehere per te shmagur sa me pare perthithjen.

8. Sarin eshte me i dendur se ajri dhe qendron ne zonat e uleta ne afersi te tokes. Duhet kerkuar toke e larte ne rast rreziku.

9. Maskat e gazit mund te te mbrojne vetem syte dhe mushkerite. Rrobat normale ofrojne pak mundesi mbrojtjeje, duke qene se Sarin deperton ne veshje dhe perthithet nga siperfaqja e trupit.

10. Mos konsumoni ushqim apo uje te ekspozuar ndaj Sarin. Shenjat dhe simptomat shfaqen brenda nje minuti: ekspozimi, irritim ne sy, shikim i mjegulluar, dhimbje, marrjemendsh e tepruar, djersitje e madhe, gjendje e acaruar mendore etj.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ku vepron magnezi ?
Tags:

Categories

Archives