Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

10 dobitë nga përdorimi i vajit të peshkut



10 dobitë nga përdorimi i vajit të peshkut

969065_459151617508052_637287767_n

 

Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i peshkut është i dobishëm në shumë aspekte. Konsumimi i tij mund të parandalojë rrezikun nga kanceri i gjirit, të mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin e sëmundjeve mendore dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit, zvogëlimit të stresit, ndihmon në kthimin e vigjilencës tek të moshuarit dhe përmirëson mirëqenien në përgjithësi.

 

 

 

Omega 3 është i shëndetshëm tek njeriu në shumë mënyra si për shëndetin mental ashtu edhe shëndetin trupor. Këtu janë 10 të mira shëndetësore që vaji i peshkut dhuron tek njerëzit.

 

Përmirësues i shëndetit mental

Acidet e Omega 3 janë përmirësues të fuqisë së trurit për shkak se përmbajne DHA (Acidi Decosahexaenoic) dhe EPA (Acidi eicosapentaenoic). Që të dyja janë vitale për funksionimin e mirë të trurit, prandaj si rezultat fuqia mendore rritet gjë që shpie në koncentrim më të mirë, rritje të kreativitetit dhe memorie të përmirësuar.

I mire per lekure te re dhe vibruese

Vaji i peshkut rigjalleron lekuren e plakur duke shtuar prodhimin e kolagjeneve dhe elastineve qe dhurojne freski.

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale

Çrregullimet mentale sikur semundja Alzheimer-it, Parkinson-it, çmenduria, shizofrenia dhe semundjet tjera ne pacient me skleroz te shumfishte, mund te zhvillohen nese truri nuk mund te rregulloj luhatjet e gjendjes mentale sikur emocionet ekstreme dhe depresioni. Zbulime te fundit tregojne se vaji i peshkut parandalon keto semundje.

Zvogelim te rrezikut nga kanceri i gjirit





Acidet yndyrore nga vaji i peshkut ndalojne mutacionin e qelizave te shendosha ne qeliza kancerogjene, pengojne zhvillimin e padeshirueshem te qelizave dhe vrasin qelizat kancerogjene egzistuese. Si rezultat parandalohet formimi i tre llojeve te kancereve me te zakonshem si kanceri gjirit, kanceri zorres se trashe dhe kanceri prostates.

Permiresim te nivelit te kolesterolit dhe parandalim te sulmit ne zemer

Acidet yndyrore qe gjenden ne vajin e peshkut sikur DHA, EPA dhe DPA ndihmojne ne zvoglimin e kolesterolit te keq, LDLs, triglycerides dhe presionit te gjakut. Ato parandalojne sulmin ne zemer duke u kujdesur per zemren, venat dhe arteriet.

Suplement per nena shtatzena

Sipas nje studimi nenat qe marrin suplement te vajit te peshkut kane rrezik me te vogel te lindjes se hershme. Ato ndihmojne zhvillim te mire te fetusit (embrionit) dhe parandalojne problemet e zhvillimit, çrregullimet e sjelljeve dhe ndihmojne zhvillimin e trurit tek embrioni.

Zvoglon zhvillimin e semundjeve mentale tek femijet

Edhe nje shembull tjeter i te mirave shendetesore te acideve Omega 3 eshte aftesia e tij ne sherimin e ADD (Attention Deficit Disorder) apo çrregullim te aftesise se koncentrimit, ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) apo çrregullim qe karakterizohet me nje lloj te perseritshem te mosvemendjes apo hiperaktivitetit, dyspraksia (demtim i aftesise se ekzekutimit te levizjeve vullnetare) dhe disleksise , paaftesi qe karakterizohet me probleme ne lexim, shqiptim, shkrim ne te folur dhe ne te degjuar.

Permiresues i sistemit imunitar

Permiresimi i sistemit imunitar eshte per shkak se se vaji i peshkut nxit prodhimin e serotoninit, hormon ky qe i bene njerezit te lumtur. Lumturia me efektivitet i zgjedh problemet emocionale dhe keshtu rritet mireqenia e pergjithshme.

Shton qetesine dhe liron nga stresi

Sipas nje hulumtimi acidet yndyror te Omega 3 zvoglojne stresin dhe hormonin qe rezulton ne stres te larte dhe qe mund te shkaktoj deme ne trup.

Zvogelim te dhimbjeve inflamatore

Dhimbjet nga ndezjet (inflamacionet) zvoglohen me marrjen e suplementeve nga vaji i peshkut apo edhe si ushqim.





Categories

Archives