Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

1 Prili


1 Prili


1 PRILLI

1 Prili

Islami si fe na tërheq vërejtjen për genjeshtrën në përgjithësi, dhe e llogaritë atë prej cilësive të kufrit-mosbesimit dhe nifakut-dyftyrësisë.
Allahu në Kur’an thotë: “Pa mëdyshje trillojnë gënjeshtra vetëm ata që nuk u besojnë argumenteve të Allahut , e ata jane gënjeshtarë”. (Nahl:105)
Allahu ka thënë:” Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra”. (Gafir:28)
Muhammedi alejhi selam ka thënë:”Cilësitë e dyfytyrëshit jane tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e zbaton premtimin dhe kur i besohet tradhëton”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Gënjeshtra është ves i keq, nga e cila na kanë tërheqë vërejtjen sheriatet-legjislacionet. Dhe se për këtë është pajtuar edhe natyrshmëria e shëndoshë, ndërsa këtë e thonë edhe personalitetet mendjendritur.
Sheriati ynë na ka tërhequr vërejtjen për gënjeshtrën me ajete te Kur’anit, Hadithe te Muhammedit alejhi selam dhe me konsensus të dijetarëve muslimanë, e po ashtu gënjeshtra ka një përfundim të keq në këtë botë dhe botën tjetër.
Islami nuk e ka lejuar gënjeshtrën, pos në raste të caktuara : në luftë, ne pajtimin mes njerëzve dhe mes burrit dhe gruas.
Ndëshkimi i rrenës:
1- Dyfytyrësi-Nifak në zemër.
Allahu ka thëne:” Dhe për shkak se thyen besën që i patën dhënë Allahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, Allahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë”. (Teube: 77)
2- Gënjeshtra shpie drejt të keqiave dhe zjarrit.
Ibni Mes’udi thotë se Pejgamberi ka thënë:
“Sinqeriteti është bamirësi, ndërsa bamirësia shpie në Xhennet. Vërtetë njeriu do të vazhdojë të flasë drejt (të jetë i sinqertë në të folur) derisa te shkruhet tek Allahu i sinqerte. Gënjeshtra është marrëzi, ndërsa marrëzia shpie në zjarr (xhehennem). Njeriu do të vazhdojë të gënjejë derisa te shkruhet tek Allahu, subhanehu ve teala, si gënjeshtar”. Transmeton Buhariu dhe Muslimi
3- Nuk i pranohet dëshmia.
Ibën Kajim, Allahu e mëshiroftë ka thënë:” gjuha rrenacake është në pozitën e gjymtyrës së paralizuar që nuk ka dobi prej saj, bile edhe më e keqe se ajo, më e keqja tek njeriu ështe gjuha rrenacake”.
4- Nxirja e fytyrës në këtë botë dhe botën tjetër.
Allahu ka thene:” E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t’i shohësh në ditën e kijametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në xhehenem vendi i arrogantëve? ”. (Zumer: 60).
Rrena është posta e kufrit-mosbesimit, ndërsa dyfytyrësia është udhërrëfyesi, mjeti, shoferi, zbukurimi dhe veshja e tij.
Pse genjejne njerezit?
1- Mosfrika nga Allahu.
2- Përpjekja për të ndryshuar realitetet.
3- Mashtrimi i njerëzve.
4- Tërheqja e vëmendjes së njerëzve me anë të tregimeve dhe njohurive të rreme.
5- Mësimi i gënjeshtrës qysh nga fëmijëria.
6- Llogaritja e saj prej “zgjuarsisë”.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Katër mënyrat e puthjes së fëmijëve

Përgatiti: Hoxhë Valdet Kamberi

Tags:

Categories

Archives